Nis Foltorja/ Berisha: PD duhet hapur, ka nevojë për flukse të reja

174
Sigal

Ish-kryedemokrati Sali Berisha do të nisë nesër turin e takimeve me demokratët për të prezantuar platformën e tij që e ka quajtur për rikthimin e sovranitetit të PD-së.

Takimi i parë i Berishës me bazën do të jetë në kryeqytet, ndërsa do të vijojë më pas në të gjithë Shqipërinë.

Mësohet se grupi i punës që po organizon takimet e liderit historik të PD-së ka prenotuar dy salla konferencash, të cilat bashkohen për të zhvilluar takimin në hotel Rogner.

Ndërsa në daljen e fundit televizive, ish-kryedemokrati u shpreh se Partia Demokratike ka nevojë të hapet dhe se kryedemokrati aktual se mund dot Edi Ramën në zgjedhje.

“Basha vepron për interesin e tij. Basha e ka marrë këtë vendim për pazar ose interes personal. Takimi im i parë me anëtarësinë e PDsë do jetë në Tiranë dhe më pas në të gjithë Shqipërinë. Lëvizja ime ka si synim që të vendoset dinjiteti i çdo anëtari të PD-së, të ketë edhe hapje në Partinë Demokratike, patjetër. PD i ka jetike flukset e reja, që të vijnë të rinj e të reja, por edhe burra e gra. Ka forca PD, në Këshill Kombëtar, Parlament, duhet t’i hapet frymëmarrja Partisë Demokratike. Lëvizja ime është për bashkimin dhe zmadhimin e PDsë”, deklaroi Berisha dy ditë më parë.