Krimi i organizuar po e përdor me shpejtësi Inteligjencën Artificiale (IA) për të automatizuar, shkallëzuar dhe maskuar aktivitete të paligjshme si mashtrimet financiare, mashtrimet dhe sulmet kibernetike, duke krijuar kërcënime më të sofistikuara.
Kriminelët po përdorin IA-në për fallsifikime, identitete të rreme dhe malëare adaptues, ndërsa Institucionet e Zbatimit të Ligjit përpiqen t’i kundërpërgjigjen me IA-në për policimin parashikues dhe analizën e të dhënave, duke nxjerrë në pah një garë gjithnjë e në rritje të armëve teknologjike midis kriminelëve dhe autoriteteve shteterore.
Përhapja e inteligjencës artificiale po riformëson kriminalitetin serioz online. Përdorimi i inteligjencës artificiale nga kriminelët po e përshpejton në mënyrë të konsiderueshme krimin.
Grupet kriminale përfitojnë nga aftësia e inteligjencës artificiale për të automatizuar dhe shkallëzuar me shpejtësi vëllimin e aktiviteteve të tyre, për të shtuar llojet ekzistuese të krimit online.
Ky përshpejtim i krimit të mundësuar nga IA ndihmohet nga disa faktorë, duke përfshirë:
– aftësinë e IA-së për të automatizuar dhe për të rritur me shpejtësi vëllimin e aktivitetit kriminal;
– përdorimin e IA-së për të rritur llojet ekzistuese të krimit online;
– përhapjen e IA-së te grupet kriminale (nga kolegët, shteti dhe sektori privat);
– inovacionin kriminal në zhvillimin dhe përdorimin e IA-së dhe;
– simetrinë midis aftësisë mashtruese të IA-së dhe dobësive të përhapura njerëzore, psikologjike dhe njohëse.
Sulmet kriminale që synojnë sistemet dhe modelet e inteligjencës artificiale po bëhen më të zakonshme.
Shfrytëzimi i sistemeve të inteligjencës artificiale nga grupet kriminale po çon në bashkëpunim më efektiv njeri-makinë për të arritur objektiva të paligjshme.
Përballimi i këtyre sulmeve kriminale kërkon pajisjen e strukturave të sigurisë kombëtare dhe të zbatimit të ligjit me mjetet dhe pajisjet e domosdoshme për të planifikuar dhe pozicionuar më mirë veten për t’iu përgjigjur kërcënimeve të reja. Ky proces do të kërkojë koordinim dhe synim më efektiv të burimeve, si dhe një adaptim më të shpejtë të vetë inteligjencës artificiale.
Sigurisht kjo kërkon krijimin e një Taskforce për Krimin e Inteligjencës Artificiale, e cila do të mbledhë të dhëna për të monitoruar dhe regjistruar përdorimin e inteligjencës artificiale nga grupet kriminale, duke punuar me partnerët e sigurisë kombëtare dhe të industrisë mbi strategjitë për të ngritur pengesat ndaj adaptimit kriminal.
Strukturat e Zbatimit të Ligjit nuk janë të pajisur me sistemet e pajisjet e domosdoshe për të parandaluar, ndërprerë ose hetuar krimin e mundësuar nga IA.
Këto struktura duhet të përdorin aftësitë kibernetike shkatërruese kundër grupeve kriminale, shkallëzimin e shpejtë të aftësisë së IA-së në të gjithë ekosistemin e zbatimit të ligjit, duke përfshirë edukimin, trajnimin dhe prokurimin e sistemeve të përparuara të IA-së për t’iu kundërvënë kërcënimit si dhe integrimin e sigurisë së IA-së në bashkëpunimin ndërkombëtar për krimin kibernetik.






















