Koronavirusi/ Kreu i Urgjencës, Brataj: Nuk është aq vrastare, ka 98% shërim

280

Edhe pse në Shqipëri nuk ka asnjë rast me koronavirus, mjekët qetësojnë qytetarët duke thënë se në ky virus ka 98% shërim.

Drejtuesi i qendrës kombëtare të Urgjencës, Skënder Brataj tha në studion e lajmeve në RTV Ora se 80 % e rasteve të infektuara ka kaluar në forma të lehta.

Skender Brataj: Një gjë pozitivie është se në 80% të rasteve të infektuara ka kaluar në formën e lehtë, thjesht me dhimbje  fyti, temperaturë dhe dhimbje koke. Nuk është aq vrastare, ka 98% shërim. Po të nisemi nga kjo ja kalon edhe gripit si vdekshmëri.

Brataj sqaroi edhe procedurën e karantinimit, që sipas tij vendi përcaktohet në momentin kur shpërthen infeksioni. Ai tha se janë marrë të gjitha masat për të përballuar një situatë të tillë.

Skënder Brataj: Ka dy lloj karantina, karantina preventive është që ju vini nga zona e infektuar nuk keni asgjë por do të rrini 14 ditë. Një apo dy raste mund të ketë në botë që mund ta kenë kryer, të tjerët nuk e kanë bërë. Kjo sepse nëse veprojmë në këtë mënyrë, nga 10 mijë që hyjnë në Shqipëri 5 mijë duhet ti mbyllim karantinë. Në kemi bërë disa skenarë, në momentin që shfaqet pacienti 1 i konfirmuar do të thotë që ky ka 5 të infektuar dhe këta të 5 do të bllokohen. Kjo është karantinë aktive. Qendrat janë pranë spitaleve. Ne si task forcë kemi analizuar disa struktura shëndetësore. Sensi është ku do më lindi vatra e parë dhe karantina përcaktohet në momentin që shpërthen infektimi dhe sipas logjistikës dhe mjeteve do të vendosim në momentin e fundit.