Ndahet nga jeta Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit Enver Hoxha

798
Sigal

Është bërë me dije se gruaja e diktatorit, Enver Hoxha, Nexhmija është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare.

Ajo lindi në Manastir më 8 shkurt 1921. Nexhmije Hoxha u martua me Enver Hoxhën në janar të vitit 1945. Ata sollën në jetë tre fëmijë.

Ilir Hoxha, i biri i ish-diktatorit Enver Hoxha dhe e Nexhmije Hoxhës, ka konfirmuar lajmin nëpërmjet një njoftimi për mediat.

“Me hidhërrim të thellë ju bej me dije, se sot më datë 26 shkurt 2020, në moshen 99-vjeçare u nda nga jeta nëna jonë, Nexhmije Hoxha”, shkruan i biri, Ilir Hoxha.

Nexhmije Hoxha do të përcillet nesër për në banesën e fundit, ndërsa homazhet do të mbahen nga ora 9:00 deri në orën 12:00.