Keni plane për fundjavën? Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

178
Sigal

Pas temperaturave të ulëta dhe acarit polar, moti duket se ka marrë një kthesë në vendin tonë.

Fundjava parashikohet të jetë nën dominimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe kalimeve të pakta të vranësirave në zonat malore. Por vija bregdetare do të vijoj në ndikimin e motit të kthjellët.

Sinoptikanët e kanë përshkruar motin në fundjavë si një pranverë e parakohshme.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten deri në 16°C. Megjithatë, temperatura të dielën ulet, duke arritur deri në 12 gradë Celsius.