Maqedonia e Veriut konfirmon rastin e parë të prekur nga koronavirus

415
Sigal

Maqedonia e Veriut ka konfirmuar rastin e parë me koronavirus në vend, duke zgjeruar hartën e përhapjes së virusit vdekjeprurës.

Ky lajm u bë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, por nuk ka ende informacione mbi personin e infektuar.

Deri më tani, koronavirusi ka infektuar më shumë se 80,000 njerëz në botë, duke shkaktuar mbi 2.700 vdekje, kryesisht në territorin e Kinës, ku virusi u shfaq për herë të parë në fund të vitit të kaluar.

Në pjesën tjetër të botës, ka pasur më shumë se 40 vdekje dhe mbi 2.700 raste.