VIDEO/ Protestuesi këndon himnin kombëtar poshtë zyrës së Ramës: Ne jemi shumica! Ja kërkesat tona

158
Sigal

Një prej protestuesve ka kënduar himnin kombëtar, ndërsa i ka bërë thirrje Ramës që të plotësojë kërkesat e tyre.

Nga Kryeministria, protestuesi tha se ata që ndodhen në shesh nuk janë pakica, por shumica e shqiptarëve.

“Ku është sheshi, kjo është ajo që mendon pakica, por është shumica. Ti mund të sorollatesh, por nuk mund të kthesh në këtë godinë. Ky popull staf fal nëse ti vjedh dhe do të vazhdosh të vjedhësh. Profesioni ynë i vetëm është hajdutëria. Ne jemi mbledhur jo vetëm për të folur, por për të parashtruar kërkesat. Të shpallet minimumi jetik, ulja e çmimit të naftës në kuotat para lufte. Çdo ushqim i ngritur të rikthehet në kostot e mëparshme. Të deklarosh sa është nafta rezervë e shtetit shqiptar. Sa është fondi për emergjencat.”, pohoi protestuesi.