Një incident i pakëndshëm ka ndodhur ditën e sotme mes një efektivi policie dhe një qytetari, përplasja e të cilëve ka degraduar edhe në konflikt fizik.
Në video shihet një efektiv polic teksa konfliktohet me një qytetarë. Arsyet e sherrit nuk bëhen të ditura. Ndërkohë pasi kapen dhe shtyhen me duar me njëri-tjetrin, qytetari arrin të largohet me vrap.
Më pas polici e ndjek nga pas duke bërë një veprim edhe më të çuditshëm pasi ulet dhe merr një gurë për ta qëlluar.