Masakra zgjedhore e kryer nga Edi Rama në 11 maj 2025 po merr dhenë me provat dhe faktet e denoncuara deri tani nga opozita.
Një tjetër skandal është shënuar në fshatin Pishkash, Bashkia Prrenjas, në zonën e kandidatit të PS në Librazhd, ku në kutinë e votimit janë gjendur më shumë fletë votimi se numri i votuesve.
Patronazhistët e PS në KZAZ kanë tentuar t’i bëjnë presion numëruesve të PD që ta kalojnë në numërim, por opozitarët nuk kanë pranuar dhe kutia është bllokuar me procesverbal.
Ky nuk është rast i veçuar, pasi edhe më herët është denoncuar i njëjti fenomen kriminal në Elbasan ku në KZAZ ishte futur një kuti me vota e paidentifikuar, por SPAK nuk guxon të hetojë, pasi ka prova dhe fakte të panumërta për masakrën elektorale në Qarkun e Elbasanit.






















