Vëzhguesit ndërkombëtar në Shqipëri

395
Procesi i Vetting-ut të gjyqtarëve është ndërtuar duke pasur garant vëzhguesit ndërkombëtarë për paanësi politike dhe vendimarrje të drejtë. Në prag të nisjes së punës për ngritjen e institucioneve të reja të Vetting-ut, vëzhguesit ndërkombëtarë janë vendosur në Tiranë, më sakte 4 prej atyre që do të drejtojnë Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit. Grupi kryesohet nga drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, Genoveva Ruiz Calavera, e cila bashkë me 3 të dërguar të tjerë të Brukselit, do të qëndrojnë në Shqipëri derisa Parlamenti të zgjedhë se kush do të jenë 27 personat që do të realizojnë procesin e Vetting-ut. Në grupin drejtues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit është edhe gjermani Reinhard Pribe, një njohës i mirë i Shqipërisë, dikur drejtor i Ballkanit Perëndimor, ndërsa sot një nga njerëzit e angazhuar për ekspertizën e ligjit të Vetting-ut. Puna e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit nis plotësisht më 16 shkurt.
Sigal