Koha për pushime

503
Shqetësimet që sillte Shtëpia e Bardhë tani kanë marrë fund për Barack Obama-n dhe menjëherë ish-presidenti amerikan ka gjetur kohë për pushime. Obama ka zgjedhur Karaibet për t’u qetësuar, ku sëbashku me mikun e tij, miliarderin Richard Branson, është fotografuar teksa praktikon sporte ekstreme në ujë pranë ishullit privat të Branson. Miliarderi tha se gjatë viteve në Shtëpinë e Bardhë, për Obama-n kanë qenë të kufizuara mundësitë për sporte të tilla dhe tashmë ai ka lirinë e plotë për t’u relaksuar.
Sigal