‘Vetëm 400 mln euro për pandeminë dhe tërmetin’/ Ekonomisti për Ramën: Lekët i merr borxh për fushatë elektorale

283
Sigal

Eksperti i ekonomisë Panajot Soko ka reaguar në lidhje me borxhin e marrë nga qeveria për tërmetin dhe pandeminë i cili shkon në 1.2 miliard euro dhe ka shpenzuar vetëm 400 milion për to.

Soko pretendon se qeveria tallet me familjet dhe iu jep “ndihmë” 40 mijë lek të reja për tre muaj ose 13 mijë lek në muaj. Por më e rëndë paraqitet situata për biznesin dhe vendet e punës, ku Rama as nuk kujtohet fare. Eksperti shpjegon se pse qeveria merr kaq shumë borxh kur mendon të shpenzojë kaq pak dhe sipas tij, paratë i merr borxh për pandeminë, por në fakt do t’i përdorë për tenderat e fushatës elektorale.

Postimi i plotë i Panajot Sokos:

Marrim 1.2 miliardë Euro borxh per pandeminë dhe për tërmetin por në fakt shpenzojmë vetëm rreth 400 milionë për to.

Tallet qeveria me familjet dhe iu jep “ndihmë” 40 mijë lek të reja për tre muaj. Ose 13 mijë lek në muaj.

Për biznesin dhe vendet e punës as nuk kujtohet fare. Vrisni veten iu thotë.

Për shëndetësinë në kohë pandemie jep vetëm 25 milionë Euro.

Po pse merr kaq shumë borxh kur mendon të shpenzojë kaq pak? – Sepse lekët i merr borxh për pandeminë, por në fakt do t’i përdorë për tenderat e fushatës elektorale.