Komunitetet e Stëblevës, kërkojnë t’i vendoset emrin Stëble Parkut Kombëtar të ‘Shebenikut’. Reagojnë banorë të komunitetit, OJF e specialistë
E ardhmja e pasurive natyrore në Shqipëri është e pasigurtë, ku herë kërcënohen nga një valë e re ndërtimesh shumëkatëshe, herë nga zyrtarë dhe ndryshime të befta emri, si në rastin që do trajtohet më poshtë, ku qarqe anikombëtare duan t’i ndyshojnë emrin Pakun Kombëtar “Shebenik” në Stëblevë. Një pjesë e mirë e drejtuesve bëjnë sikur janë kundër, por në një moment të dytë do bëjmë publike biseda që janë bërë në vende publike me tonet e vërteta që fliten. Komuniteti i Stëblevës së quajtur komuniteti bullgar kërkonte emrin Stëble, kërkesë kjo që solli shumë debate mes të pranishmëve, që argumentonin se kjo do të sillte kaos, tensione dhe shkatërrim të Parkut, duke vendosur lloj-lloj emrash, pasi me emrin “Shebenik” njihet ndërkombëtarisht dhe janë regjistruar në këtë emër statistika futur sipërfaqen në hektarë, numrin e popullsisë etj. Nuk është hera e parë që qytetarë, të cilët falsifikonin certifikatat e origjinës duke gjetur si “shteg” pajisjen me shtetësi bullgare dhe krijimi i minoriteteve fallso shfaqin problematika nga më të ndryshmet. Një ku për blerjen e një certifikatë origjinale filluan hetimet në Bullgari.
Në Librazhd u organizua nga AKZM takimi, ku merrnin pjesë Prefekti Qarkut Elbasan z.Ali Mysliu, Drejtoresha e AKZM, Daniel Pirrushi, specialistë të tjerë , organizata joqeveritare dhe përfaqësues të komunitetit të zonave të Parkut Kombëtar të “Shebenikut”. Takim mbajtur nga takimi i Komitetit të Menaxhimit të Parkut Kombëtar “Shebenik”. Debate në ndërrimin e emrit të parkut. Prefekti nuk do të ketë ndërrime emrash të parkut .
![]()
Një përshkrim i shkurtër i Parkut Kombëtar të Shebenikut
Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë fillon në verilindje të Librazhdit dhe shtrihet mbi një sipërfaqe rreth 34.000 ha. Përgjithësisht është i mbuluar nga pyjet, por në të gjenden edhe burime e dy lumenj të mëdhenj me një gjatësi prej 22 km përtej zonës së parkut. Në veri lumi i Qarrishtës bashkohet me lumin Rrapun dhe në jug lumi i Bushtricës që bashkohet me lumin Shkumbin dhe gjithashtu brenda parkut gjenden 14 liqene akullnajorë mbi një lartësi mbi 1900 m mbi nivelin e detit. Për të krijuar idenë e madhësisë së sipërfaqes mjafton të përmendië faktin që në territorin e saj përfshihen gjashtë komuna: Komuna Steblevë, Lunik, Qendër, Hotolisht, Qukës dhe Rrajcë e 12 fshatra si: Borovë, Stërblevë, Llangë, Zgosht, Letem, Kosharisht, Qarrisht, Gizavesht, Dorëz, Pleshta, Rrajcë Skënderbej dhe Rrajcë Bardhaj. Duke parë këtë përhapje kuptohet që prezenca e parkut ndikon mbi jetën ekonomike dhe sociale të banorëve, që e popullojnë atë (popullsi prej 15.000 banorësh). Përsa i përket klimës ajo është tipike mesdhetare me temperatura mesatare nga 7-10 gradë celsius dhe reshje vjetore arrin deri në 1.800 mm.
![]()
Në takim u bë një prezantim mbi procesin e nisur nga AKZM për të siguruar konformitetin e elementeve tekniko-formale të vendimeve të shpalljes së zonave të mbrojtura me parashikimet e ligjit nr. 21/2024. Takimin e hapi Drejtori i Zonave të Mbrojtura Elbasan, Fatmir Brazhda, i cili prezantoj resurset e Shebenikut dhe më pas Znj. Daniel Pirushi, Drejtoreshë e Përgjithshme e AKZM. Znj. prezantoi procesin e nisur nga AKZM për të siguruar konformitetin me elementët teknikë dhe formalë për shpalljen e zonave të mbrojtura sipas Ligjit nr. 21/2024. Pas prezantimit, pati diskutime të shumta mbi gjendjen aktuale të Parkut Kombëtar “Shebenik”, duke adresuar sfidat dhe rekomandimet për menaxhimin e qëndrueshëm të parkut.
Ndërkohë që gjatë trajtimeve të problematikave për projektet në zonat e mbrojtura u trajtua edhe kërkesa për ndryshimin e emrit të Parkut të Shebenikut, pasi ka patur kërkesa nga komuniteti i Stëblevës, për ndryshimin e emrit, e cila ka krijuar edhe reagime nga komunitetet dhe fshatrave të tjerë të parkut të Shebenikut, që emri të mos ndryshohet pasi është i regjistruar në të gjitha faqet ndërkombëtare, kërkesë kanë bërë dhe shumë organizata dhe banorë të komunitetit të zonës. Takimi kaloi me probleme dhe debate pasi komuniteti i Stëblevës së quajtur komuniteti bullgar kërkonte emrin Stëble, ose Stëblevë-Rrajcë. Enver Shkurti inxhinier thotë se kam qënë pjesë e grupit të krijimit të Parkut kombëtar të Shebenikut, madje midis tyre ka qënë edhe inxhinieri i shquar Trifon Cfarku, i cili sot nuk jeton më, kanë qënë me dhjetra specialistë, kryetarë fshatrash, OJF, për mua është gabim, kjo lloj ideje.
Isuf Drevishi, Agrie-En thotë se kemi dërguar një letër, një peticion në emër të banorëve dhe disa organizatave joqeveritare që merren me iniciativa të tilla që të “rregullojmë vetullat dhe nxjerrim sytë”, si mundet të merret iniciativa të ndryshohet emri i parkut, janë 99 fshatra që kundërshtojnë këtë ide dhe sipërmarrje të rrezikshme, e cila krijon dhe tensione dhe shkatërrim të Parkut, duke vendosur lloj-lloj emrash, emri me statistika brenda dhe jashtë vendit duke futur sipërfaqen në hektarë, numrin e popullsisë, ndërkombëtarisht njihet “Shebenik, çfarë dhe çfarë disa vantazhes ka emri Shebenik dhe çfarë të mirash do të sillen nga emri i ri, që mendohet të vendoset. Edhe qeverisë dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të mbrojtura dhe nuk është marrë mundimi të kthehet përgjigje. Është një gabim, parku duhet të mbajë emrin që ka, pasi është i vendosur dhe regjistruar në ëebe dhe faqe të ndryshme.
Daniela Pirrushi, Drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM) thotë se nuk jemi për ndryshimin e emrit, por kemi kërkesa për ndryshimin e emrit, pasi është i vetmi komunitet i Stëblevës, që kemi marrë kërkesë nga Stëbleva,(komuniteti Bullgar), nga Rrajca, nga Dragostunja, nga komuniteti i Shebenikut se si do laburohet ky problem akoma nuk kemi dalë në një konkluzion , por kjo nuk do të thotë që do të ndryshohet emri, por akoma është një diskutim që është i hapur si do ta ndyshojmë a do ta ndryshojmë!
Prefekti Ali Mysliu tha në takim se të gjitha zonat, fshatrat e parkut kombëtar, të gjitha janë të rëndësishme, nuk është çështje lobesh, dikush do të përfijë ambasadën bullgare, shtetin bullgar meqënëse janë në BE dhe sikur do përfitojnë më shumë nga ky emër, lutem mos nxirrni terminolgjira të ndryshme, mos lozni me shtetas dhe emra, që nuk do të kemi ndryshime emrash dhe komunitetesh.
Zyber Bardhoshi, kryetar i Shoqatës ‘Dragostunja UNIKE’: Kam dërguar peticion, shkresë me idenë e propozimit të emrit të parkut kombëtar , jemi një komunitet i madh i zonës me popullsi dhe sipërfaqe të konsiderueshme, shumë herë nisen si propozime, thashetheme dhe përfundojnë në vendimmarrje, komuniteti i zonës nuk pyetet asnjëherë ashtu siç ka qenë edhe puna e HEC-eve. Egzistenca e komunitetit është e lidhur me vetë parkun kombëtar. Aty jemi rritur, kemi jetuar dhe po jetojmë a nuk jemi larguar, komuniteti shumë herë vihet përballë njerëzve me pushtet, të cilët kanë interesat e tyre dhe jemi të pafuqishëm, mendoj që ndërrimi i emrit nuk sjell asgjë të mirë, vetëm tensione dhe konflikte. Atëherë çdo komuniteti kërkon t’i vihet emri i fshatit të vetë, kjo nisur dha nga sipëfaqja, popullsia, resurset, ne jemi në zemrën e parkut dhe të fillojmë kështu nuk është gjë e mirë. Në takim folën banorë të zonës, organizata joqeveritare, të cilat i kanë dërguar shkresa kryeministrit, Drejtoreshës së Mjedisit dhe instancave për mosndryshimin e emrit, pasi sa herë ndryshohen drejtorët të kërkojmë ndryshimin e emrit.





















