Aldi Fusha : Komisioni Venecias i dha shuplakë maxhorancës

366
Koordinatorii LSI Aldi Fusha ka reaguar në kuadër të ‘shuplakës’ që mori maxhoranca nga Komisioni i Venecias për Kodin e ri zgjedhor. Ai u shpreh se ndryshimi i ligjit elektoral në mënyrë të njëanshme është një atentat ndaj Kushtetutës dhe parlamentarizmit.
Ja postimi i plotë :
“Eshtë detyra e Gjykatës Kushtetuese të vlerësojë kushtetutshmërinë e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, prandaj është me rëndësi që ajo të jetë funksionale”.
Ky qëndrim i Komisionit të Venecias për Kodin Zgjedhor të miratuar nga mono-parlamenti, është një shuplakë në fytyrën e kësaj maxhorance!
Ndryshimi i ligjit elektoral në mënyrë të njëanshme është një atentat ndaj Kushtetutës dhe parlamentarizmit. Kjo u sanksionua sot në opinionin paraprak tē Komisionit të Venecias.
Megjithatë, asnjë rregull zgjedhor i miratuar nga kjo mazhorancë me në krye kryeministrin 3D, nuk mund ta zhbëjë atë që duket qartë në horizont. Rotacioni i 25 prillit nuk pengohet dot me truke dhe hile ligjore.
Rotacioni do të ndodhë sepse Shqipëria nuk voton partitë, por zgjedh midis varfërisë e vjedhjes nga njëra anë dhe shpresës e zhvillimit nga ana tjetër.
Më 25 prill e bëjmë njëherë e mirë Shqipërinë, shtëpinë tonë!
Sigal