Vendi në mjerim, 700 milionë euro fluturojnë nga Shqipëria

23
Sigal

Zbardhet lista me bizneset e oligarkëve që nxorrën jashtë vendit 700 milion euro në një vit. Kompanitë e huaja dhe koncesionarët mbushin xhepat nga pasuritë e shqiptarëve në varfëri me paga e pensione të ulëta dhe fitimet i transferojnë jashtë, në vend që të investohen këtu në ndihmë të hapjes së vendeve të reja të punës. Ja Origjina e fshehtë e kompanive, pastrimi i parave dhe heshtja e shtetit

Rreth 700 milionë euro kanë dalë jashtë Shqipërisë në vitin 2022 përmes fitimeve të kompanive të huaja, që operojnë në vendin tonë, tregojnë shifrat e publikuara nga Open Data. Vendi i parë mbahet nga Holanda, kompanitë e së cilës gjeneruan një fitim rreth 246 milionë euro, ose 34.77% të totalit të fitimit të kompanive të huaja.

 Kriza ekonomike ka bërë që qytetarët shqiptarë të jenë në kulmin e varfërisë duke marrë parasysh, rrogat dhe pensionet e ulëta, që mezi dalin për të blerë ilaçet. Shqipëria prej dekadash është prekur nga emigracioni masiv i popullsisë, kurba e të cilit nuk po njeh zbutje, dhe ikja e të arsimuarve është në nivele alarmante. Sikur të mos mjaftonin këto, të ardhurat e bizneseve që mund të përdoren për të rritur ekonominë fluturojnë jashtë vendit. Shteti nuk merr asnjë masë, siç ndodh në vende të tjera ku transferimi i shumave të mëdha të bizneseve tatohet deri në 60% dhe në të kundërt, pra paratë investohen po në vend të këtë masa lehtësuese me taksat. Investimet do i jepnin një frymëmarrje mirëqenies të familjeve, pasi do të hapeshin vende pune, dhe vetë shteti do të përfitonte nga pagesat e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore.

Rreth 700 milionë euro kanë dalë jashtë Shqipërisë në vitin 2022 përmes fitimeve të kompanive të huaja që operojnë në vendin tonë, tregojnë shifrat e publikuara nga Open Data. Vendi i parë mbahet nga Holanda, kompanitë e së cilës gjeneruan një fitim rreth 246 milionë euro, ose 34.77% të totalit të fitimit të kompanive të huaja.

Holanda ndiqet nga Turqia, ku 5 kompanitë turke arritën një fitim prej më shumë se 188 milionë euro, ndërsa podium plotësohet me Zvicrën, e cila vetëm nëpërmjet TAP-it ka arritur të fitojë rreth 86 milionë euro në vitin 2022.

Kompania me më shumë fitim është Shoqëria Koncesionare Devoll Hydropoëer, e cila zotërohet nga shoqëria e regjistruar në Holandë Statkraft Markets B.V, teksa në vitin 2022 fitoi rreth 218 milionë euro.

BKT e zotëruar nga shoqëria turke Calik Holding Anonim Sirketi me pronar Ahmet Çalik, qëndron në vendin e dytë me një fitim rreth 110 milionë euro.

Të ardhurat e bizneseve, që mund të përdoren për të rritur ekonominë fluturojnë jashtë vendit. Shteti nuk merr asnjë masë. Teksa kriza ekonomike ka bërë që qytetarët shqiptarë të jetë në kulimin e varfërisë duke marrë parasysh, rrogat dhe pensionet e ulëta, që mezi dalin për të blerë ilaçet.

Këto janë 10 kompanitë e huaja me fitimin më të madh në Shqipëri për vitin 2022.

Shoqëria Koncesionare Devoll Hydropoëer për ndërtimin e Hidroçentralit në Lumin Devoll, renditet e para në listën e kompanive me zotërim të huaj. Zotërohet nga shoqëria e regjistruar në Holandë Statkraft Markets B.V. Fitimi operativ 2022 prej 21.8 miliardë lekë është sa 1.02% e PBB-së.

Banka Kombëtare Tregtare u rendit e dyta me fitim para taksave prej 11.1 miliardë lekë, sa 0.5% e PBB-së dhe 2% e vlerës Transaksione Thesari 2022. Drejtpërdrejt kompania zotërohet nga shoqëria turke Calik Holding Anonim Sirketi me pronar përfundimtar zotin Ahmet Çalik, zotërues për 91.9% të kapitalit.

E treta në listë Trans Adriatic Pipeline AG Albania, zbaton Projektin e Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP). Kompania është degë e një shoqërie të regjistruar në Zvicër dhe ka realizuar 8.7 miliardë lekë fitim bruto për vitin 2022.

Albchrome, marrëveshje Koncesionare për nxjerrje dhe përpunim kromi, sipas Regjistrit të Pronarit Përfundimtar depozituar mars 2022, rezulton me zotërues final individ me shtetësi turke. Kompania realizon 5.4 miliardë lekë fitim operativ, vlerë kjo sa 0.25% e PBB-së 2022.

Raiffeisen Bank, me zotërim austriak, renditet e pesta me vlerë fitimi para tatimit rreth 4.5 miliardë lekë, ndjekur nga Banka OTP Albania, e zotëruar nga një shoqëri në Hungari, me 3.8 miliardë lekë fitim operativ.

Në vend të shtatë, pozicionohet Antea Cement me aktivitet në prodhimin e materialeve të ndërtimit. Kompania realizoi 1.8 miliardë lekë fitim për vitin 2022. Zotërues i shoqërisë është i regjistruar në Qipro.

Shoqëria koncesionare për ‘prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe pasaportave elektronike’, Aleat, me zotërim dy ortak të regjistruar në Regjistër Tregtar Paris dhe regjistër Tregtar Delaëare USA, 1.7 miliardë lekë fitim bruto për vitin 2022, vlerë kjo sa 2.4% e fitimit total të realizuar nga subjektet me zotërim të huaj.

Po njësoj, rreth 1.7 miliardë lekë fitim realizon edhe Albania Marketing Service, kompani e zotëruar nga kompania e regjistruar ne France Teleperformace SE.

Klasifikuar në 10 më të mëdhatë në listën e kompanive me zotërim të huaj, Intesa Sanpaolo Bank Albania, me zotërim italian, shënon 1.5 miliardë lekë fitim për vitin 2022, sa 2.14% e fitimit total të kompanive me zotërim të huaj dhe 1.03% e fitimit të realizuar nga 100 bizneset big.