Një aksident rrugor është shënuar në orët e vona të pasdites së sotme në Tiranë.
Policia bën me dije, se rreth orës 19:00, në bulevardin “Bajram Curri”, një mjet me drejtues shtetasin M. H., ka aksidentuar 80-vjeçarin Q. K.
I moshuari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor është në terren dhe po punon për të zbardhur këtë ngjarje.
Njoftimi i policisë:
Më datë 25.06.2021, rreth orës 19:00, në bulevardin “Bajram Curri”, mjeti me drejtues shtetasin M. H., ka aksidentuar shtetasin Q. K., rreth 80 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.






















