Vazhdon abuzimi me çmimet e fruta-perimeve, kërkesa e lartë la qytetarë pa bukë

361
Sigal

Masat e reja të qeverisë për të qëndruar brenda, duke nisur që sot prej orës 13:00 e deri në orën 05:00 të mëngjesit të së hënës kanë bërë që qytetarët të dynden në tregje dhe dyqane për tu furnizuar me ushqime.Edhe pse i konsiderojnë të drejta masat e qeverisë për mospërhapjen e COVID 19 janë vetë qytetarët që nuk kanë rrespektuar distancën nga njëri-tjetri duke u grumbulluar për tu furnizuar sa më parë.

Pas ndryshimit të fashës së orareve, i cili hyri në fuqi në orën 13:00 të kësaj të shtune e deri të hënën në orën 5 të mëngjesit ka bërë që njerëzit të vërshojnë në tregje dhe markete marrë gjithçka është e nevojshme.

Thonë se janë furnizuar me ushqime ndërsa shprehin shqetësimin e rritjes së çmimeve.

“Nga 100-160 për tre ditë portokallet, nuk ka asnjë njeri që ti shikojë. Vetëm rrejnë atje, virusi, virusi”.

Distanca nuk është respektuar as nëpër furrat e bukës.

Për shkak të kërkesës së lartë, në disa prej furrave buka kishte mbaruar. Por gjithnjë ka një zgjidhje alternative.

“Me bukë jo, por ka makarona dhe oriz”.

Edhe pse masat e qeverisë i konsiderojnë të drejta janë vetë qytetarët të cilët nuk i respektojnë dhe nuk respektojnë distancën nga njëri- tjeri duke rrezikuar veten por dhe të tjerët./Ora News