Pas denoncimit në “Telegraf”/ 10-fishon çmimin e shitjes së TEC-Korçë

887
Skandali/E shpalli për ankand me 31 mijë lekë të reja, ndërkohë që paga mujore e rojës së këtij objekti është 35 mijë lekë të reja
Vetëm 5 ditë pas denoncimit që bëri gazeta “Telegraf”, lidhur me skandalin e nxjerrjes në shitje me ankand të TEC-Korçës nga ministri i Ekonomisë, me çmim 31 mijë lekë të reja, ose sa paga mujore e pastrueses së ministrisë që ai drejton, ka reaguar kryeministri Edi Rama, duke urdhëruar ndryshimin e çmimit të shitjes së këtij TEC-i. Tentativën për të shitur këtë pasuri kombëtare, ministri e bëri duke përdorur ndërmarrjen shtetërore “Petrol SHA”, nëpërmjet së cilës, nën justifikimin se kjo ndërmarrje është në “likuidim”, po shet pasuri të shumta të sektorit të hidrokarbureve dhe energjisë, duke u vendosur çmime ankandi me vlerë “qindarka”, me synim blerjen prej ortakëve dhe klaneve të tij! Ndërkohë që në “Buletinin e prokurimeve Publike nr. 42”, u njoftua shitja e këtij TEC-i me çmim 31 mijë mijë lekë të reja, në “Buletinin e prokurimeve Publike nr. 42”, datë 30 tetor 2017, ministri Financave, ka shpallur shitjen e këtij TEC-i me çmim të ndryshuar. Nga 31.9 mijë lekë të reja, që tentoi ta shiste para 1 jave, tashmë ia ka vendosur çmimin 31.9 milionë lekë, jo për të mbushur arkën e shtetit, por sepse nuk mundi të mbushte dot xhepin e tij, për shkak se skandali financiar u publikua nga “telegraf”. Sipas burimeve nga brenda kësaj ministrie, ka qenë kryeministri Rama që ka bllokuar shitjen e TEC-it të Korçës sa paga mujore që ka roja i këtij objekti, duke urdhëruar rritjen e vlerës së shitjes, me çmim fillestar ankandi 10 herë më lartë, por jo përfundimtar. 
Ja njoftimi i ankandit, me 10 herë rritje çmimi
PETROL ALBA SHA 
NJOFTIMI I ANKANDIT 
1. Autoriteti shitës: “PETROL ALBA SHA”, (adresa: “Rruga e Kavajës” pranë Njësisë administrative Nr. 7, Kati 2 Tirane 
2. Data e zhvillimit te ankandit 08.11.2017 ora 10 00 
3. Lloji i Procedurës standarde të ankandit: Ankandi i Hapur 
4. Objekti i Shitjes: “Shitje TEC Korçë në pronësi të “PETROL ALBA” SHA, në likuidim. 
5. Vlera fillestare: 31.921.370 (tridhjetë e një milion e nëntëqind e njëzetë e një mijë e treqind e shtatëdhjetë) lek. 
6. Vendi i zhvillimit të ankandit: Ministria e Zhvillimit Ekonomisë Tregtisë dhe sipërmarrjes, Salla e mbledhjeve-Kati IV. 
7. Afati i fundit kohor për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje: Data 08.11.2017, ora 10 00 
————————————————–
Prefekti i Fierit e nis punën me 20 milionë lekë mobilim zyre
PREFEKTI I QARKUT FIER 
1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor Emri Prefektura Qarku Fier Adresa Lagja “11 Janari”, Sheshi “Fitorja”, Fier, Albania. Tel/Fax E-mail [email protected] Faqja e Internetit 
2. Lloji i procedurës se prokurimit: Kërkesë për propozim 
3. Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër: Rikonstruksion pjesor të zyrave te Prefekturës, Qarku Fier 
4. Fondi limit: 1 666 667 lekë pa TVSH (një milion e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashte mije e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e shtate) 
5. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 30 ditë nga nënshkrimi i kontratës 6- Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: Data: 06/11/2017, Ora: 09:00; Vendi: Prefektura, Qarku Fier 
7- Afati kohor për hapjen e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: Data: 06/11/2017Ora: 09:00; 
————————————
“Dallgë” abuzimi me tenderët në Drejtorinë Detare/Brenda një buletini, 2 njoftime për të njëjtin tender, me 2 afate kontratash dhe me 2 data zhvillimi
Buletini Nr. 43 datë 30 Tetor 2017, njoftimi në faqen 20
DREJTORIA E PERGJITHSHME DETARE 
1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Drejtoria e Përgjithshme Detare, Adresa L. NR. 1, Porti Detar Durrës Tel/Fax 00355522868 E-mail [email protected] 
2. Lloji i procedurës së prokurimit: Tender i Hapur 
3. Objekti i kontratës Rikonstruksioni i Godinës së Kapitenerisë së Portit Shëngjin 
4. Fondi limit 17.500.000 lekë 
5. Kohëzgjatja e kontratës, ose afati kohor për ekzekutimin: 20 ditë
6- Afati kohor për dorëzimin e ofertave, ose kërkesave për pjesëmarrje: Data 17.11.2017 
Buletini Nr. 43 datë 30 Tetor 2017, njoftimi në faqen 24 
DREJTORIA E PERGJITHSHME DETARE 
1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor Drejtoria e Përgjithshme Detare, Adresa L. NR. 1, Porti Detar Durrës Tel/Fax 00355522868 E-mail [email protected] 
2. Lloji i procedurës së prokurimit: E hapur 
3. Objekti i kontratës Rikonstruksioni i Godinës së Kapitenerisë së Portit Shëngjin 
4. Fondi limit 17.500.000 lekë 
5. Kohëzgjatja e kontratës, ose afati kohor për ekzekutimin: 30 ditë 
6- Afati kohor për dorëzimin e ofertave, ose kërkesave për pjesëmarrje: Data 18.11.2017 
Sigal