Vasili nxjerr videon e Kastriot Myftarajt: Parashikim më i qartë s’bëhet! Sri Lanka, tragjedi ekonomiko-sociale e paralajmëruar edhe për Shqipërinë!

112
Sigal

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, duke marrë shkas nga trazirat në Sri Lanka, solli në vëmendje parashikimin e analistit të ndjerë, Kastriot Myftaraj.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Vasili thekson se situata në Sri Lankë ngjason shumë me atë në vendin tonë si dhe ndikimi i George Soros.

Vasili shtoi mes të tjerash se tragjedia ekonomiko sociale në Sri Lanka është e paralajmëruar edhe për Shqipërinë.

Postimi i Plotë:
Shiheni te gjithe ju lutem kete VIDEO.
Eshte e dates 13 qershor 2022!
Gazetari i ndjere Kastriot Myftari, disa jave perpara shperthimit te revoltes ne SRI LANKA, bente kete analize dhe parashikim, qe me i qarte nuk behet.
Çfare ndodhi ne SRI LANKA, ngjashmeria tronditese me Shqiperine si dhe prania e Sorros ne menyre identike ne te dy vendet flasin shume. Shiheni dhe le te reflektojme te gjithe se bashku sot, sepse neser do te jete shume vone.

SRI LANKA eshte nje tragjedi ekonomiko- sociale e paralajmeruar edhe per Shqiperine!