Tiranë, motori përplas fëmijën 6-vjeç, e nisin urgjent në spital

283
Sigal

Një fëmijë vetëm 6-vjeçar është përplasur nga një motor dhe është nisur me urgjencë në spital. Aksidenti ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën e “Kavajës”.

Sipas policisë së Tiranës, motori me drejtues shtetasin M.O., 34 vjeç, ka aksidentuar fëmijën me iniciale A.Gj, 6 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.07.2020, rreth orës 10:30, në rrugën e “Kavajës” motorri me drejtues shtetasin M.O., 34 vjeç, ka aksidentuar fëmijën me iniciale A.Gj, 6 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i motorrit ndodhet në vendngjarje.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.