Emiljano Shullazi i nënshtrohet një operacioni në spitalin e burgjeve

259
Sigal

Emiljano Shullazi ka shfaqur sërish probleme me shëndetin. Pak ditë më parë ai i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Shullazi është operuar në të dy krahët dhe operacioni është kryer në ambientet e spitalit të burgjeve.

Shullazi po mbahet prej dy vitesh në regjimin 41 biss dhe brenda pak ditësh do të përfundojë afati i qëndrimit në këtë regjim.

Deri tani nuk ka një vendim, nëse Shullazi do ta lërë përfundimisht regjimin për t’u transferuar në një qeli të zakonshme.

Shullazi është dënuar me 55 vite burg në total nga Gjykata e Krimeve të Rënda për disa ngjarje kriminale.