Vaksina e AstraZeneca, prioritet në Shqipëri ende mjekët

176
Coronavirus COVID-19 single dose small vials and multi dose in scientist hands concept. Research for new novel corona virus immunization drug.
Sigal

Brenda muajit shkurt pritet që në Shqipëri të mbërrijnë mbi 180 mijë doza vaksinash, ku rreth 40 mijë janë nga kompania Pfizer, ndërsa pjesa tjetër sipas marrëveshjes me Covax.

Këta të fundit kanë rezervuar për vendin tonë doza nga vaksina AstraZeneca, për të cilën këshillohet përdorimi nën moshat 65 vjeç. Shefja e Institutit të Shëndetit Publik, thotë se procesi i vaksinimit do të vijojë sipas planit të parashikuar, por duke përshtatur vaksinat me grupmoshat.

Vaksina e AstraZeneca, sipas specialistëve, është e sigurt dhe e certifikuar për përdorim. Të sëmurët kronikë janë grupmoshat të cilat kërkojnë po ashtu që të vaksinohen sa më shpejt.

Edhe për këtë kategori ka një plan vaksinimi. Deri tani në vendin tonë kanë mbërritur 2145 doza vaksinash, kryesisht për personelin e spitaleve Covid, epidemiologët si dhe stafet mjekësore në spitalet e kryeqytetit dhe rretheve.