I riu përplas këmbësorin në Sarandë, dërgohet me urgjencë drejt Traumës

159
Sigal

Një 85-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasditen e sotme në Sarandë, pasi u përplas nga një automjet.

Policia bën me dije se ngjarja ndodhi në rrugën “Adem Sheme”, ku 28-vjeçari me inicialet F.B., duke manovrur automjetin e tij mbrapsht për ta parkuar, përplasi të moshuarin.

Ky i fundit u dërgua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Njoftimi:

Sarandë

Më datë 04.02.2021 u referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, në ngarkim të shtetasit F. B., 28 vjeç, banues në Sarandë, pasi në rrugën “Adem Sheme”, duke manovruar automjetin e tij mbrapsht, për ta parkuar, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale A. Gj., 85 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Traumës.