Miranda Rira : Populli nuk pret më, data e skadencës po afron, 25 prilli është te dera

234
Sigal

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ish-Kryetarja e Bashkisë Përrenjas, Miranda Rira, ka treguar sërish investimet e trumbetuara me bujë nga Kryetari aktual i bashkisë, ku vetëm pas një shiu e gjithë puna iku dëm.

“Punëmbaruarit, me në krye edhe “kryetarin” e vetëshpallur të bashkisë, i cili sapo mbaroi edhe punimet e ujërave të zeza vetëm të shpisë dhe të lagjes së tij, janë garantë te cilësisë në punime, ku me vrap e turr, nxituan t’i hedhin një bojë asfalt rrugëve pa respektuar asnjë kriter teknik, asfalt mbi asfalt dhe duke arnuar gropat e vjetra me ziftin e zi e të hollë që shkëlqeu vetëm 2-3 ditë.”, – shprehet Rira në postimin e saj.

 

Postimi i saj i plotë :

Punëmbaruarit e Rilindjes!!
Qytetarë të Bashkisë Prrenjas,
“Kjo është gjendja sot e investimit të trumbetuar me bujë si sukses ( të vetmen meritë kanë qe populli i Prrenjasit dhe Librazhdit do paguajë borxhin) vetëm para pak javësh nga punëmbaruarit e Rilindjes.
Një sukses i madh për ta, asfaltimi i rrugëve të qytetit, nga firma që më parë i bëri çarçaf këto rrugë kur vinte tubat e ujit të pijshëm nën tubat e ujërave të zeza.
Punëmbaruarit, me në krye edhe “kryetarin” e vetëshpallur të bashkisë, i cili sapo mbaroi edhe punimet e ujërave të zeza vetëm të shpisë dhe të lagjes së tij, janë garantë te cilësisë në punime, ku me vrap e turr, nxituan t’i hedhin një bojë asfalt rrugëve pa respektuar asnjë kriter teknik, asfalt mbi asfalt dhe duke arnuar gropat e vjetra me ziftin e zi e të hollë që shkëlqeu vetëm 2-3 ditë.
Rezultati është ky që duket, shiu i parë që ra i nxori lakrat sheshit. Propaganda nuk i mbulon paaftësite dhe dështimet.
Nuk mbushen me fjalë gropat dhe rrugët.
Arnime me copa asfalti nuk janë investime, por hì syve!
Populli i Prrenjasit pret akoma investimin e parë të Rilindasve me tepsi e timon, pa njeri në prehër!!!
Në fakt, populli nuk pret më !
Data e skadencës po afron, 25 Prilli është te dera