Urdhëri/ Institucionet arsimore mbyllen deri më 3 Prill

386
Sigal

Periudha e vetizolimit të banorëve për shkak të koronavirusit mund të zgjasë më shumë sesa është parashikuar. Sot, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka firmosur urdhrin për mbylljen e shkollave, çerdheve dhe kopshteve deri më 3 prill.

Ministria e Shëndetësisë, në njoftim publik, bën me dije se vendimi u mor pas konsultimit me Komitetin e Ekspertëve.

“Pas vendimit të Komitetit të Ekspertëve dhe në vijim të përforicimit të masave për parandalimin e përhapjes se COVID-19, Manastiliu ka firmosur një urdhër të dytë për mbylljen e veprimtarisë së institucioneve arsimore publike dhe jo publike dhe çerdheve deri në datën 03.04.2020”,- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Kemi vendosur mbylljen e institucioneve arsimore duke filluar nga kopshtet por edhe të çerdheve publike dhe jo publike deri në 3 Prill”, u shpreh Manastirliu.