Panariti: Katër skenare dalje nga kjo virozë e rrezikshme

315
Ish ministri i Bujqesise, Edmond Panariti ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku ndan disa mendime nga  Prof. William Haseltine, President i Access Health dhe drejtues i takimit te nivelit të lartë Kino-Amerikan per COVID – 19 në Wuhan.
Postimi:
Meqenëse pyetja që shtrojmë te gjithë në keto kohe kritike eshte :
Kur dhe si do të dalim nga kjo virozë e rrezikshme ?
Ateherë po ndaj me ju se cfarë mendon për këte, Prof. William Haseltine, President i Access Health dhe drejtues i takimit te nivelit të lartë Kino-Amerikan per COVID – 19 në Wuhan.
Ai parashtron katër skenare dalje nga ky infeksion.
1. Pandemia dhe kurba e infeksionit zbutet deri ne zhdukje me ndryshimin e motit.
2. Virusi na Infekton të gjithë dhe ngaqe nuk mbetet me per te infektuar, infeksioni bie (ky do të ishte skenari me i keq dhe me nje perfundim të tmershem per nga humbjet e jeteve njerezore ).
3. Vaksinimi i popullates me vaksine anti covid, gje qe per fat te keq duhet te presim afro edhe nje vit.
4. Perdorimi i medikamenteve antivirale, anti covid – 19, per te parandaluar dhe mjekuar infeksionin, si per rastin e PrEP per virusin HIV.
Dalja e tyre per perdorim nga sherbimi shendetsor pritet per ceshtje javesh..
Shpresoj shumë ne skenarin e parë, i cili do te na kursente shumë humbje, vuajtje dhe sakrifica dhe per kete po i referohem nje komenti nga Prof. Arnold Monto, Epidemiolog dhe specialist i shendetit global ne Universitetin e Michiganit, njekohesisht keshilltar i OBSH dhe Departamentit të Mbrojtjes nga Semundjet ngjitese :
Ai thotë :
Njohim kater koronaviruse, te cilet infektojne sistemin e frymemarrjes..
Te kater keta, kane perhapje stinore.
Por nuk mund te themi me garanci se edhe COVID – 19 do të sillet si ta, sepse nuk e kemi studiuar.
Gjithsesi t’u permbahemi me rigorozitet masave karantinore dhe atyre te kujdesit higjienik personal, por edhe strategjisë zbulo – izolo, për të frenuar përhapjen.
Sepse kjo do te thote te fitojmë kohe, e cila ne te kater skenaret mbetet aleatja jone.
Sigal