Hije dyshimi me tenderin 1.5 miliard lekë për blerjen e aparaturave të reanimacionit për coronavirusin

339
Sigal

Hije dyshimi me tenderin 1.5 miliard lekë për blerjen e aparaturave të reanimacionit pë r coronavirusin.

Ne tenderin e respiratoreve verehen

1) Ne kundershtim me ligjin qe per aparatura mjekesore nuk ka pikezim ,keto kane vendosur pikezim kundra ligjit

2) Megjithse ka vetem nje te intubuar i kerkojne shume shpejt, nderkohe qe mund te fusin neperdorim respiratoret ekzistues ne rast nevoje

3) Kompanite me te medha Siemens, Philips, GE, kane cmimet me te uleta por nuk fitojne dot prej kohes se levrimit ,qe eshte reale per kompani serioze si keto.

4) Verehet pjesemarrja me kohe levrimi te ulet ,e kompanive qe nuk kane asnje eksperience ne kete fushe, duke krijuar dyshime tek konkuruesit e tjere pasi sipas tyre nuk kane asnje inxhinier te trajnuar si : Kompania e laboratoreve Swismed apo firma TBS, me pronar nje ish shok pune me Drejtorin e QSUT-se. Kompania TBS eshte deklaruar nga komisioni sikur ka dhene nje prodhim gjerman, por qe ne fakt eshte nje prodhim kinez i tregetuar nga nje firme gjermane. Gjithsesi keto fakte duhen provuar , pasi te shihet kontrata dhe te ndiqet ecuria e ketyre kontratave dhe lidhjet me furnizuesit dhe prodhuesit. Kur jane prodhuar, ku jane prodhuar, jane te reja ,apo te perdorura. Njera prej kompanive te siperpermendurab po projektohet si firme fituese, pasi mund te jete lajmeruar me shpejt se te tjerat dhe mund te kete mallin stok.

5) Megjithese ne prokurimin publik shqiptar dhe ne dokumenta nuk thuhet qe lejohet levrimi me kohe te ndryshme.

6) Deri tani nuk njihen personat e njesise se prokurimit qe merren me specifikimet teknike. 7) Nuk eshte vene ne tender ,penaliteti per firmat qe genjejne ne levrim, por ky penalitet eshte lene ne dore te ministrise se shendetesise.

8.) Çuditemi nga pjesemarrja e firmes TBS ne tender, pasi nuk ka marre pjese ne tenderat e shendetesise shqiptare prej 30 vjetesh ?! Duke pare situaten e rende , vlersojme gatishmerine e shtetit per te mos kursyer per shendetin e qytetarve, por kjo nuk u jep te drejten komisionerve te tenderave qe ti blejne me dyfishin e cmimit, duke perfituar nga mirbesimi qe qeveria po i kerkon me emergjenc.