Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë mbledh ish studentët, zhvillohet takimi ALUMNI, 60% duan të ndjekin edhe një program tjetër në UMSH

27
Sigal

Akademik Anastas Angjeli: Studentët, ambasadorët më të mirë të Universitetit Mesdhetar për tregun e punës. Ministri Mazniku: Të rinjtë prioriteti ynë

 

INFO

Rreth 60% e studentëve duan të ndjekim një program tjetër në universitet

mbi 75 % e studentëve  vazhdojnë të mbajnë lidhje me UMSH

mbi 54% janë punësuar nga UMSH  në  sektorin publik

 

Biora Vojka

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë mbledh ish studentët, në takimin e përvitshën ALUMNI me të gjithë brezat e të diplomuarve në UMSH, të punësuar në sektorin publik dhe privat. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin; Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, Drejtoresha DAP,  Enkela Dudushi, Drejtoresha e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Çano, Rektori i UMSH, Prof.Dr. Adrian Civici dhe Presidenti i UMSH Akademik,Prof.Dr. Anastas Angjeli.

Përgjatë fjalës së tij, Ministri Mazniku theksoi se qeveria ka në prioritetet e veta kryesore, të rinjtë. Ndaj studentët që përfundojnë studimet universitare bachelor dhe master duhet të jenë pjesë e administrates, dhe të krijojnë një gjeneratë të re intelektuale, shoqërore me specialistë dhe ekspertë në mënyrë që t’i shërbejnë sa më mirë vendit. Ai solli në vëmendje rritjen e rrogave dhe intgrimin në BE.

Presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Anastas Angjeli u shpreh se “ Tashmë është një traditë e universitetit  tonë , ku sapo kemi mbushur 15 vjet dhe jemi drejt vitit të 16-të, që do të thotë jemi te gjenerata e 13- të që përfundon studimet në Universitetin Mesdhetar , zhvillojmë takime me përfaqësues të Alumnit me qëllim që të diskutojmë çështjet dhe problematikat që mund të kenë ato pas përfundimit të studimeve dhe të orientimeve në tregun e punës. Studentët që kanë përfunduar studimet, anëtarë të Alumnit, janë ambasadorët me të mirë të Universitetit Mesdhetar në tregun e punës, në të gjithë insitucionet e administratës publike, sektorit privat dhe padyshim ky komunimikim që ne bëjmë është një nga modelet më pozitive, që inspirojnë studentët aktualë që ka universiteti për t’u përfshirë në të gjitha aktivitetet e organizuara të universitetit dhe më tej.

Shpesh ne kemi mbajtur komunikime dhe intervista për të ndjekur studentët në rrugëtimin e tyre edhe përtej universitetit, në marrëdhëniet me tregun e punës.  Na rezulton se rreth 60% e tyre shprehin jo vetëm dëshirën për të ndjekur një program tjetër në universitet , mbi 75 % vazhdojnë të mbajnë lidhje me UMSH, dhe nuk janë thjeshtë lidhje telefonike, por lidhje për të përqafuar zhvillimet që ndodhin në edukimin e lartë, në zhvillimin e programeve të reja që hapen dhe të gjithë të rejat e tjera të përfaqësuara , transmentuara në universitet.

Natyrisht, çështja më themelore është se si ato integrohen në tregun e punës, dhe si ne e ndjekim këtë treg pune. Ne tashmë kemi lidhje  teknologjike shumë të përparuara , që informacioni i tregut të punës është metodë furnizimi me të dhëna për Universitetin Mesdhetar për t’ja transmetuar më pas studentëve ,se ku mund të orientohen në tregun e punës sipas profileve të studimeve që ato ndjekin në UMSH.

Jo vetëm tregu i punës,  po çdo aspekt ekonomiko -shoqëror kanë impus të ri të zhvillimit të bazuar në teknologji. Kshuqë i takon universiteteve që të reflektojnë me dinamikën e ndryshimeve që sjellë zhvillimi teknologjik –inteligjenca artificiale , që të adaptojnë programet e tyre dhe t’ia transmetojnë studentëve . Por, i takon edhe studentëve që të jenë sa më të familjarizuar me qëllim që atje ku do angazhohen në tregun e punës të jenë sa më të përgatitur. Ne shprehim kënaqësinë tonë se sot, mbi 54% janë punësuar nga UMSH  në sektorin publik,por edhe kemi edhe plot raste suksesi në biznese shumë të rëndësishme edhe në sektorin privat.  Në këtë mënyrë studentët janë amabasadorët tanë të përhershëm në tregun e punës në publil dhe provat.

Gjithashtu Znj. Dudushi dhe Çano ndanë më të pranishmit dhe studentët ekperiencat e tyre lidhur me punësimin si dhe nxitën studentët të inicionin aplikimet për punësime në administratë pasi fryma e re e studentëve që formësohen në universitete elitare është domosdoshmëri.

Studentët Alumni folën për eksperiencën e tyre në UMSH, duke theksuar se kurrikulat dhe praktikat mësimore të kryera ndër vite në UMSH  i kanë dhënë vlerë diplomës  së tyre duke i aftësuar siç duhet për t’u përshtatur me tregun e punës.