Universiteti “Eqrem Çabej” nënshkruan “Marrëveshjen e Bashkëpunimit” me Universitetin e Janinës

576
Më datë 7 Shkurt 2017 në një ceremoni të organizuar në Universitetin ‘’Eqrem Çabej ‘’ të Gjirokastrës, u nënshkrua ‘’ Marrëveshja e Bashkëpunimit ‘’ midis këtij Universiteti dhe Universitetit të Janinës. Në ceremoni, veç Rektorit të Universitetit të Gjirokastrës Bektash Mema dhe autoriteteve të Rektoratit, ishin prezentë një delagacion i Rektoratit të Universitetit të Janinës me në krye Rektorin z. Georgio Kapsali, ndërsa përveç dy Rektorëve, përshëndetën Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër z. Vasilios Tolios në emër të Ambasadores së Greqisë në Shqipëri znj. Eleni Sourani, si dhe Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Janinë, z. Sofokli Vasili. Më pas, delegacioni i Rektoratit të Universitetit të Janinës, vizitoi Konsullatën e Përgjithshme të Greqisë në Gjirokastër. Marrëveshja e nënshkruar ka afat katërvjeçar dhe mund të rinovohet automatikisht nëse asnjë prej dy palëve nuk ka kundërshtim, ka përmbajtje të karakterit të përgjithshëm, ndërsa specifikimi i fushave të bashkëpunimit do të bëhet nëpërmjet nënshkrimit të protokolleve të veçanta. Dy palët nënvizuan mundësitë dhe përspektivat e shumta që hapen në të ardhmen e afërt, duke shfytëzuar së bashku projekte, siç janë ato të bashkëpunimit ndërkufitar.
Sigal