Të shtënat me armë në Velipojë/ U qëllua nga dy makina, policia kap një nga autorët

320
Sigal

Dyshohet se kanë qenë dy mjete nga të cilat është qëlluar me armē zjarri në Velipojë. Të shtënat kanë ndodhur në afërsi të një lokali.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe gjatë ndjekjes në pyll ka kapur njërin nga autorët së bashku me mjetin.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë e për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Deri tani nuk është verifikuar ndonjë i plāgosur apo ndonjë person të ketë shkuar në spital.