Fatos Lubonja ironizon Vettingun: Si t’i thuash të mbyturit, kapu pas fijes së kashtës…

474
Ditën e sotme në Tiranë zbarkoi Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, organizëm i cili do të mbikqyrë zbatimin e ligjit të Vettingut. 
Në një intervistë analisti Lubonja shprehet se nuk është i habitur nga ky delegacion dhe nuk pret që të bëhet ndonjë mrekulli. 
Sipas Lubonjës problemi më i madh i qeverisë është se ato nuk nuk po e kuptojnë se ligji është edhe për ata.
“Kur dëgjoj këto fjalët për shpresë nga vettingu më kujton komunizmin, për të cilin flitej si një e ardhme e ndritur, ndërkohë që realiteti ishte mjerim total. Ne kemi përditë raste skandaloze që tregojnë mungesën e sensit të drejtësisë të kësaj qeverisje. 
Qeveria kujton se me ligjin kanë të bëjnë vetëm të tjerët. Një kritikë bën një zv.ministër pse shkojnë paratë e qeverisë vetëm tek Bolino dhe e hedhin në rrugë. Rama merret më shumë me ekspozita, prandaj them se kanë humbur çdo sens realiteti çdo sens drejtësie. Prandaj në këto kushte të flasësh de do bëjnë mrekulli me vettingun është si t’i thuash të mbyturve kapu pas fijes së kashtës”,- tha Lubonja.
Lubonja gjatë fjalës tha se janë shqiptarët ata që duhet ta kërkojnë drejtësinë si në Rumani ku 500 mijë njerëz dalin në shesh.
“Vura re se delegacioni e vuri theksin tek fakti që vettingun do e bëjnë shqiptarët dhe ata do jenë vëzhgues, tregon një lloj respekti nga ana e tyre, që nuk e kam parë tek Lu e Vlahutin. Por, të kthejmë sytë nga Rumania, na është folur si shembulli që ndjek Shqipëria, shikoni ç’do të thotë reformë kur dalin 500 mijë njerëz në shesh, nuk mjafton një reformë në letër, nuk është çështje vettingu por i një kulture të popullit, reagimi i tij ndaj padrejtësisë që për fat të keq në Shqipëri mungon”,- shton ai.
Sigal