Uji i Erzenit vërshon nëpër shtëpi, përmbytje edhe në Shijak

Sapo nis shiu, banorët e lagjes Erzeni në qytetin e Shijakut shqetësohen se cili do të jetë fati i tyre pasi banesat ju përmbyten nga prurjet e lumit Erzen. “Bobo sa fillon shiu na zë frika.

Duam dhe ne të jetojmë si njerëz. Çdo vit ky fenomen”.

Sigal

Uji nuk vërshon vetëm në oborre por edhe brenda banesave e siç mund ta shikoni dhomat janë nën pushtetin e ujit.

“Nuk kam fjetur natën nga meraku. Sidomos tani që jam vetëm pa bashkëshortin jam shumë e frikësuar se nuk pushojnë reshjet edhe përmbytjet”.

Kryetari i bashkisë Shijak, Elton Arbana u shpreh për Top Channel se është krijuar shtabi i emergjencave për ndërhyrje që të kenë situatën në kontroll, edhe pse sipas banorëve nuk kanë pasur asnjë mbështetje .