Monika Kryemadhi : Edhe pse jemi në mes të Europës, për shumë gjëra nuk jemi europianë

284
Sigal

 

Monika Kryemadhi me banorët e Njësisë 11 (5)

Përsëritja është shumë e mirë në arsim, por në politikë ndëshkimi është një moment që i duhet asaj, kur politika në shumicën e rasteve bëhet arrogante me qytetarët. Unë jam e bindur që qytetarët dinë të ndëshkojnë kur ne gabojmë dhe dinë të vlerësojnë kur ne jemi vërtetë të përulur përpara tyre për të realizuar atë gjë. Nëse secili nga ne do të ketë qëllim në vetvete jo për të përmbysur individin, por për të përmbysur tranzicionin dhe për të ndërtuar një sistem që i shërben të gjithëve në mënyrë të barabartë, unë mendoj që kjo do jetë edhe shans dhe mundësi që i rikthehet rinisë shqiptare për ta bërë Shqipërinë europiane. Edhe pse jemi në mes të Europës, për shumë gjëra nuk jemi europianë.