U largua nga puna se ndihej keq, humb jetën punonjësi i bashkisë

446
Sigal

Pasditen e sotme një punonjës bashkie ka humbur jetën në rrethana të paqarta.

Sopot Kamberi, me detyrë përgjegjës i gjendjes civile në Delvinë, humbi jetën sapo la zyrën e tij të punës.

Është raportuar se Kamberi është ndjerë keq sapo ka dalë nga puna dhe është dërguar menjëherë në spital ku ka ndërruar jetë.

Dyshimet e para janë se 50-vjeçari ka pësuar atak kardiak.

Por fjala e fundit i mbetet espertizës mjeko-ligjore.