Reshje shiu të herë pas hershme në disa zona, moti për sot

261
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme, moti parashikohet i vranët me intervale të herë pas hershme dhe të shkurtra kthjellimi.

Parashikohen reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar dhe në formën e shtrëngatave, në zonën e jugut dhe atë të veriut. Në zonën e Alpeve, parashikohen reshje të dendura dëbore.

Do të ketë mjegull e mjegullinë lokale nga reshjet. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim 3-10m/sek.

Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë tyre dhe zonat luginore parashikohet era intensive dhe me rrahje dhe shpejtësi që arrin deri në 15-20m/s. Valëzim në det do të jetë i forcës 4 ballë me lartësi vale 1.2-2.5m.

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 4/13 re shi

Kukës 2/7 re shi

Lezhë 6/12 re shi

Dibër 0/7 re shi

Durrës 6/15 re shi/diell

Tiranë 5/16 re shi/diell

Elbasan 5/14 re shi/diell

Berat 1/15 re shi/diell

Vlorë 7/17 re shi

Korçë -1/5 re shi

Gjirokastër 2/13 re shi

Sarandë 8/17 re shi.