E rëndë, gjendet një kafkë dhe eshtra njeriu në Kurbin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Adriatik në Kurbin.

Burime bëjnë me dije se kafka dhe eshtrat e një njeriu janë gjetur në disa ferra në një rrugë rurale pranë bregdetit.

Sigal

Mësohet se eshtrat do të dërgohen për analiza për të zbardhur identitetin se kujt i përket.

Aktualisht prokuroria është duke hetuar lidhur me ngjajren, ndërsa eshtrat janë dërguar në ISHP për ekzaminim shkencor.

Mësohet se shumë forca policore ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur ngjarjen.