Ngacmuan s*ksualisht një shtetase, përfundojnë në pranga 2 të rinjtë në Tiranë

142
Sigal

2 persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohen për ngacmim seksual.

Në pranga përfunduan shtetasit Sh. D., 37 vjeç, dhe E. S., 32 vjeç, të cilët sipas burimeve policore akuzohen se kanë ngacmuar seksualisht një shtetase.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasve Sh. D., 37 vjeç, dhe E. S., 32 vjeç, pasi dyshohet se kanë konsumuar veprën penale “Ngacmimi seksual” me një shtetase.