HEC-i në Mirditë, digjet kabina e rojeve të firmës, dyshimet e para

569
Sigal

Kabina e rojeve të firmës që po ndërton hidrocentralet në Kurbnesh dhe Zall Gjocaj të Mirditës është shkrumbuar nga flakët.

Dyshimet e para janë se kjo kabinë mund të jetë djegur qëllimisht nga banorë të zonës të cilët prej kohësh protestojnë kundër këtyre hidrocentraleve, madje duke u përplasur edhe fizikisht. Ose për shkak të ndonjë shkëndije elektrike kjo kabinë mund të jetë djegur qëllimisht.

Policia ndërkohë po heton duke mos pasur një pistë konkrete mbi të cilën të zbulojë nëse kabina e firmës është djegur qëllimisht apo aksidentalisht ndërkohë ngjarja ka ndodhur në datën 31 dhjetor të 2019