Merr flakë makina në Korçë, shpëton çifti me fëmijën 7 vjeçar

475
Sigal

Një makinë është djegur në ecje e sipër afër Pazarit të Vjetër në qytetin e Korçës. Nuk dihen ende shkaqet por dyshimet paraprake janë për një shkëndijë elektrike e cila mund të ketë shkaktuar dhe zjarrin në automjetin tip ‘Volkswage’ ngjyrë gri.

Në automjet ndodheshin një çift bashkëshortësh me fëmijën 7- vjeç pa lëndime. Drejtuesi i automjetit është shprehur se:

“Nuk ndjemë asgjë vetëm kur mori flakë. Isha unë bashkë me gruan dhe fëmijën e vogël. Dolëm në kohë. Dyshohet se mori flakë prej një shkëndije elektrike.”

Ndërkohë Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes.