Korçë/ Po punonte për ndërtimin e një pallati, vinçi zë poshtë punëtorin

501
Sigal

Një punëtor është zënë nga vinçi, teksa ishte duke punuar për ndërtimin e një pallati.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të pazarit në qytetin e Korçës.

Burime nga policia bëjnë me dije se punëtori ka ndërruar jetë, pas plagëve të marra. Ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen.