Klodian Tomorri: Gota (gjysmë) ‘plotë’ e donacioneve

315

Gota (gjysme) plot e donacioneve

Shuma prej 1.1 miliarde euro e deklaruar nga Konferenca e Donatoreve si ndihme per Shqiperine eshte impresionuese dhe mund te jete nje nga angazhimet me te medha solidare ne rrafshin nderkombetar. Por duhen sqaruar disa gjera shume shkurt.

Pjesa me e madhe e kesaj shume, rreth 700 milione euro jane kredi. Keto angazhime praktikisht jane te pavlefshme per dy arsye. E para, Shqiperia nuk mund ti perdore dot sepse nuk ka hapesire fiskale.

Kredite e premtuara nga donatoret shkojne direkt ne rritje te deficitit fiskal dhe rrjedhimisht edhe borxhit publik. Shqiperia nuk ka hapesire buxhetore per te rritur borxhin.

Arsyeja e dyte eshte edhe me e thjeshte. Shqiperia nuk ka nevoje per borxhe konferencash. Qeveria shqiptare nuk eshte ne pamundesi per te gjetur borxh. Vendi yne sot del lirisht ne tregjet nderkombetare te financave dhe mund te marre borxh ne cdo moment, madje me kosto te lire. Heren e fundit, eurobondi shqiptar emetua me interes 3.5 per qind, cka eshte nje norme relativisht e ulet borxhi.

I vetmi perfitim qe vendi do kishte nga kredite e donatoreve do ishte nese ata do i akordonin keto kredi me interesa me te ulet se 3 per qind. Por serish edhe ky do te ishte nje perfitim i paperfillshem,

Ketu dalim tek pjesa e donacioneve qe vlejne me te vertete. Ato jane grantet, pra parae falas. Sipas te dhenave paraprake, shuma e granteve te dhuruara nga Konferenca e Donatoreve vertitet nga 300-400 milione euro, pasi shifrat duhet ende te saktesohen.

Per hir te se vertetes, ky nuk eshte nje kontribut i vogel, pasi behet fjale per 2-3 per qind e PBB-se. Pra financimi i deficitit buxhetor per gati 2 vjet dhe per kete Shqiperia duhet t’u jete mirenjohese donatoreve.

Por edhe ketu duhet sqaruar nje lement shume i rendesishem. Sa prej ketyre parave jane disbursuar dhe harxhuar nderkohe. Sepse shuma prej 300-400 milione euro qe mendohet se eshte angazhuar perfshin brenda saj edhe parate, te cilat jane disbursuar nga qeverite mike dhe jane shpenzuar nga qeveria jone gjate situates se emergjences.

Ditet ne vijim do te qartesojne edhe me mire permasat e donacioneve si dhe kushtet e disbursimit te tyre. Megjithate ky eshte nje kontribut i rendesishem dhe qeveria meriton vleresim per punen qe ka bere ne mobilizimin e solidaritetit nderkombetar. Por, thene kete, eshte shume e rendesishme, qe ato para te perdoren ne destinacion. Do te ishte e pafalshme qe qeveria e Shqiperise dhe institucionet kontraktuese te abuzonin me donacionet. Kjo do ishte damka me e rende per cdo qeveri ne glob.