Koferenca e Donatorëve, reagon Basha: Fondet të përdoren me transparencë, të ndalohet abuzimi me to

389
Sigal

Pas përfundimit të Konferencës së Donatorëve në Bruksel, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehu mirënjohje për çdo vend dhe institucion ndërkombëtar, duke theksuar se detyra kryesore tashmë është që këto para të shërbejnë vërtet për ndihmë ndaj njerëzve në nevojë.

Basha thotë se duhet të nisë menjëherë puna dhe fondet të përdoren me transparencë për të ndaluar abuzimin me to.

“Të gjitha donacionet ndërkombëtare për popullin shqiptar për dëmet e pas tërmetit të 26 nëntorit janë të bekuara dhe të mirëpritura. Falenderime dhe mirënjohje për çdo vend, çdo organizatë dhe çdo institucion ndërkombëtar që i gjendet pranë qytetarëve shqiptarë në këtë moment të vështirë. Detyra jonë është të bëjmë gjithçka që këto kontribute të shërbejnë vërtet për ndihmë ndaj njerëzve në nevojë. Është e rëndësishme që të nisë menjëherë puna dhe fondet të përdoren me përgjegjshmëri dhe transparencë për të ndalur keqpërdorimin dhe abuzimin me to”, thekson Rama.