Përndoqi në rrjetet sociale 32-vjeçaren në Durrës, arrestohet i riu

34
Sigal

Përndoqi për rreth 1 muaj, një 32-vjeçare, nëpërmjet një llogarie false në rrjete sociale, vihet në pranga menjëherë pas kallëzimit, 26-vjeçari.

I arrestuari, i dënuar më parë për përndjekje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kompjuterike të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, menjëherë pasi një 32-vjeçareje, e shoqëruar nga një gazetare e emisionit “Piranjat”, kallëzoi se përndiqej në rrjete sociale, kanë organizuar punën për të arrestuar autorin.

Shërbimet e Policisë kapën dhe vunë në pranga shtetasin F. H., 26 vjeç, banues në fshatin Radë Manzë, i dënuar më parë për veprën penale “Përndjekja”, pasi dyshohet se për një periudhë njëmujore, ka përndjekur një shtetase 32 vjeçe, nëpërmjet një llogarie false në rrjetin social Instagram.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.