U largua dy ditë më parë nga banesa, gjendet i vdekur një 39-vjeçar në zonën e Selitës

247
Sigal

Një 39-vjeçar në Tiranë është gjetur i pajetë ditën e sotme në zonën e Selitës.

Sipas policisë, i riu me iniciale R.Ç., është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune në vendin e quajtur “Kdrat e Selitës”.

Për më tepër, bëhet e ditur se ai ishte larguar nga banesa e tij dy ditë më parë për arsye ende të paqarta.

Deri më tani nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar në vdekjen e të riut.

Njoftimi i policisë:

Në vendin e quajtur “Kodrat e Selitës” është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhunë shtetasi R. Ç., 39 vjeç, i larguar nga banesa me datë 14.09.2021. Punohet për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.