Njëri goditi policin e rrugores, tjetri punonjësin e IKMT-së dhe i dëmtoi mjetin e punës. Kapen dy persona në Tiranë

54
Sigal

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona pasi kanë dhunuar një punonjës të policisë rrugore dhe tjetri ka goditur opër shkak të detyrës një punonjës të IKMT-së dhe i ka dëmtuar mjetin e punës.

Po ashtu policia bën me dije se janë proceduar në gjendje të lirë dhe 3 shtetas pasi kanë kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësin e IKMT-së.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

B.U., 60 vjeç, pasi dyshohet se duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë Rrugore;

A.M., 35 vjeç, pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e IKMT-së dhe i ka dëmtuar mjetin e punës. Në vijim të veprimeve janë proceduar në gjendje të lirë dhe 3 shtetas pasi kanë kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësin e IKMT-së”, njofton policia.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.