U kap në makinën e blinduar bashkë me Endrit Doklen, gjykata lë në burg Fatjon Muratin

371
Sigal

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Fatjon Muratin, i akuzuar për arsenalin e armëve ne zonën e Tegut, të kapura në korrik të ketij viti.

Gjykata ka pranuar kerkesën e prokurorisë duke caktuar arrest me burg për Muratin, i cili u kap duke udhëtuar me një mjet të blinduar brënda të cilit ishte Endrit Dokle dhe kunati i tij.

Kujtojmë se automjeti u ndalua gjatë një kontrolli rutinë. Mjeti ku po udhëtonte Indrit Dokle u ndalua nga një patrulle policia rreth ores 20:00 , të së shtunës, në zonën e Kasharit apo siç njihet bulevardi Migjeni. Ai ishte duke udhetuar me një “Mercedez Benz” të blinduar me targa bullgare.

Automjeti drejtohej nga kunati i tij Gentjan Beqiraj, në vendin e parë ishte Fatjon Murati, ndërsa pas qëndronte Dokle , bashkëshortja e tij dhe fëmija i tyre i vogël. Pas shoqërimit bashkëshortja bashkë me të voglin janë larguar me taksi. Ndërsa tre personat janë shoqëruar për në komisariat ku pas marrjes në pyetje Dokle e kunati i tij janë liruar, ndërsa në burg qëndroj vetëm Fatjon Murati.

Arrestimi i tij u bë i mundur pasi rezultonte bashkëpunëtor i shtetasit Kristjan Gjini i arrestuar gjatë operacionit “Ruger” ku në dy ambiente të marra me qira në një kompleks rezidencial, u zbuluan armë të ndyshme, silenciator, maska dhe radio policie. Në këtë operacion i zhvilluar në muajin korrik u ndalua edhe një vajzë.