Aristidh Kola, intelektuali arvanitas me famë botërore

1035
Sigal

(Me rastin e 22 vjetorit të vdekjes)

-Artistidh Kola: Më kanë dhënë forcë studiuesi Gjermani Han, Kostandin Kristoforidhi, Thimi Mitko, Vëllezërit Frashëri, Anton Belushi, Jeroniom De Rada, Dritëro Agolli, Ismail Kadare

Mirënjohje (kushtuar A.Kolja)

Veç mendo kur të kesh vdekur,

këngë të reja do të lindin.

Brezat, pas kanë për të ndjekur,

siç ndjek manushaqja Prillin.

Riza Pajollari

Në shenjë nderimi dhe respekti, në vend të një homazhi, e ndjejmë për obligim të shkruajmë për njërin prej personaliteteve me vlera ndërkombëtare, njeriu me gjak shqiptar polihedrik, Aristidh Kolja i cili në 11 tetor mbush 22 vjet që ka ndërruar jetë.Pak muaj më parë,pikërisht në 24 Korrik.ai u nderua me çmimin e madh “Nder i Kombit”.

Në periudhën kur un ëpunova si emigrant në Athinë dhe në bashkëpunimin si gazetar në gazetën”Zëri i Emigranit”, kurdoherë ndjeva pranë përkushtimin, fjalën e ngrohtë, dashamirësinë e avokatit, studiuesit, historianit, akademikut, shkrimtarit të madh, arvanitasit të shquar Aristir Kolja. Këtë ndjesi në vlera të veçanta, nuk e provuan vetëm artistë, shkrimtarë e krijues të gjinive të ndryshme, por madje dhe emigrantë ardhur në Greqi nga trevat mbarë shqiptare, që për fatin tonë të keq, ende rëndon prej vite e dekada mbi supe pluhuri gri i racizmit, që grekët e Greqia kanë shfaqur ndaj nesh. Si rrallë herë Ai ishte i pranishëm dhe në Shqipëri në një dokumentarë artistik televiziv siç ishte televizioni i njohur “Kombi”për banorët e disa qyteteve në trevën e jugut. Ishte ky dokumentarë me titull “Me emigrantët shqiptarë në Athinë”, të cilin unë e përgatita enkas për këtë televizion. Aristir Kolja, ky njeri fisnik me buzëqeshje të çiltër përherë në fytyrë, shumë shpejt u bë si i “shtëpisë” me emigrantët tanë, ku disa syresh jetojnë prej vitesh në shtetin fqinj, në veçanti me emigrantët fierak, jo për faktin që ai njihet si akademik i spikatur në greqi, por sepse gjate viteve 90-të, ai mbeshteti fuqishëm luftën në mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare në mjaft treva, ku jetonin Arvanitasit. Janë pra këto disa nga cilësitë që ai i konkretizonte në disa revista, madje dhe libra të tij të njohur në mjaftë shtete e kontinente. Ka qenë dy herë i ftuar në Shqipëri nga personalitete artit, kulturës shqiptare dhe akademia e shkencave shqiptare, në evente zhvilluar në Tiranë dhe qytete të tjera. Sërish Ai kishte dëshirë të vinte kohët e fundit në Shqipëri, madje jo vetëm si vizitor por edhe si luftëtar për çështjen shqiptare, në axhendën e të cilit do ishte dhe një intervistë në televizon, që unë do të zhvilloja me atë. Por gjithçka mbeti një dëshirë, një ëndërr e pa realizuar. Në mënyre të mistershme, befasuese njeriu që kurrë nuk ishte përkulur para kërcënimeve e presioneve të njerëzve liliputë që ishin bërë mashë e disa qarqeve antishqiptare (çuditërisht këto qarqe shoviniste egzitojnë ende dhe sot në Greqi) njeriu që nuk u gjunjëzua as nga sëmundja (e pa pritur?!), nuk mund të shpëtonte nga kthetrat e vdekjes. Për herë të parë zëmra nuk i bindet shpresave për të nesërmen, që dëshironte të realizonte ky njeri në vlera humane e shpirt të madh. Pa pritur një ditë në disa rreshta të një gazete mjaftë e njohur shqiptare, shkruhej për ikjen nga jeta e Aristidh Koljas. Ato ditë kishte pushuar përgjithmonë zemra e Tij. Në çast nuk u besova atyre rreshtave, por nxitova të flisja në telefon me disa prej miqve të afërt të Aristidhit. Ky lajm ishte i vërtetë. Arvanitasi trim, nga fshati Londorin të Thivës, banorët e të cilave flasin bukur gjuhën shqipe të kulluar, çami patriot i flakët në mbrojte të drejtave e intereseva të Çamërisë, Shqipërisë, Kosovës, shqiptarëve në mbarë botën, shprehte përherë me forcë idealet e tij në studio të televizioneve greke, dhe veprave të tij të botuara në disa gjuhë. Kam shfletuar revistën prestigjioze “Besa ” dhe “Arvanon”, botur nga shtëpia e tij botuese “Thamiras”, libra të tij historik e studime si dhe libra të autorëve të tjerë deri tek krijues shqiptarë emigrantë, që krijimet e tyre i botonin në këtë shtëpi botuese. Midis tyre librin “Historia e Skënderbeut”e F.S.Noli botuar e sponsorizuar nga vetë Aristiri në çdo kohë në përballjen me këto krijime kam mbetur i befasuar, për larmin e temave, që ato mbartin. E pra të gjitha këto krijime botoheshin në shtëpinë e tij botuese”Thamiras, e cila njihej gjithashtu si “shtëpia” e krijuesve shqiptarëe në greqi, drejtoreshë e së cilës është vajza e Tij, Polikseni. Ky njeri që mbart vlera të mrekullueshme, arriti ti lartësoi ato me personalitetin, punën e përkushtimin e tij si intelektual dhe patriot për çështjen shqiptare në greqi. Këtë Aristiri ka arritur ta realizoj nëpërmjet veprave të shkruara dhe bisedave ku ai ishte shpesh i ftuar në disa televizione greke në veçanti në televizionet “Skay”,”Antena 1″,”Mega”,”Net” dhe “Tv 5”,ku me fakte e dorëshkrime, ai mbronte popullsinë shqiptare në greqi si dhe të drejtat për pavarësinë e Kosovës. Me përballjet dhe vërtetat historike, këmbënguljes me fakte, ishte i bindur që Kosova do të ishte shtet i pavarur. Këto fjalë e shumë faqe të tjera ai i kishte shkruar dhe më parë në një nga librat e tij historik “Greqia në kurthin e serbëve të Millosheviçit”. Por jo pak herë kundërshtarë të tij grekë deri ata në instanca të larta qeveritare, mbronin Serbinë, çirreshin të irrituar në stacione televizive greke, nga fjalët e përgjigjet e tij të matura dhe të qeta.

Për tu njohur më nga afër me figurën e ndritur të këtij kolosi, në studion e tij të punës si krijues, zhvilluam për Tv. “Kombi ” këtë intervistë:

Aristir Kolja një emër i nderuar në historinë e Greqisë.

Duke ju falenderuar për zhvillimi e një interviste me Ju si dhe për të hapur rrugëtimin e kësaj bisede eskluzive, mund të na thoni diçka për veten tuaj?

-Kam lindur në 8 Korrik të vitit 1944 në fshatin Londorin të zonës së Thivës, ku qysh në hershmëri flasin vetëm gjuhën e bukur shqipe. Studimet e larta për filozofi dhe drejtësi i përfundova në Athinë. Deri në vitin 1990 ushtrova profesionin e avokatit. Nga ky vit e deri më sot jam shkrimtar i lirë në veçanti në sferën e studimit të folklorit, historisë dhe gjuhësisë për popullsinë arvanitase.

-Cili motiv ju frymëzoi për tu kushtuar studimeve të tilla?

Me sa di unë, kudo në botë tema e mprehtë e minoriteteve, ka mbetur ende e pa studiuar. Ndaj vendosa që, krahas anës profesionale, të merresha me studime për të nxjerrë në pah vlerat dhe identitetin e arvanitasve, temë e cila dhe këtu në greqi ka mbetur ende pezull. Ndoshta ky ishte hapi i parë drejt rrugës së bukur dhe të vështirë të letërsisë.

Në cilën kohë keni botuar librin tuaj të parë dhe për çfarë flet ai?

Rreth vitit 1977, vendosa të merresha më seriozisht në trajtimin e kësaj teme, çka bëri që në vitin 1983, të dalë në dritë botimi i i librit tim të parë me studime historike, gjuhësore dhe kulturore. Kjo vepër që ka 550 faqe dhe e ribotuar më pas nëntë herë është mirëpritur duke patur sukses.

-Më pas ju keni shkruar disa libra të tjerë. Çfarë motive mbartin ato?

Natyrisht që më pas vijuan të tjerë libra të rinj. Arrita të shkruaj e botuar librat, “Arvanitasit dhe prejardhja e grekeve”1983, libër i cili ende dhe sot është në rend të ditës, çka ka sjellë ribotimin e e tij gjashtë herë. “Gjuhët e Perëndive” 1986,”Thirrje për një shtet të bashkuar” 1988, “Fjalor krahasues të gjuhës Arvanitase”1996, “Greqia në kurthin e serbëve të Millosheviçit”në vitet 1991-1994- 1995. Këto janë disa nga librat kryesisht me temë historike, për të nxjerrë sa më në dritë jetën e arvanitasve në shekuj.

Si e konsideroni bashkëpunimin me studiues në mjaft shtete të botës?

Mund të them se në të gjithë botën kam miq, të cilët merren me studime të pakicave kombëtare. Meqënëse janë të shumtë, po përmënd vetëm disa që i kemi afër “shtëpisë” si Franko Altiman nga Italia, Anton Belushi nga Amerika, Nexhip Allpan nga Turqia, Ali Podrimja nga Kosova, Dritëro Agolli, Nasho Jorgaqi, Naum Prifti nga Shqipëria e plot të tjerë.

Jeni anëtar i ndonje shoqate apo organizate ndërkombëtare ?

(Buzëqesh lehtë) Jam shqiptari i dytë jashtë Shqipërisë që ka marrë disa çmime nderi. Një çmim të tillë kohët e fundit më është akorduar nga shoqata “Ismail Qemali” në Shqipëri.


A keni qenë ndonjëherë në Shqipëri?

Kam qenë pesë herë. Për herë të parë e vizitova Shqipërinë në vitin 1985, i ftuar në një simpozium organizuar nga Akademia e shkencave shqiptare. Katër herë të tjera kam qenë sërish në Tiranë, Korçë dhe Vlorë, në disa evente historike. Gjithmonë kam qenë i ftuar si studiues e akademik. Krenohem që kultura dhe letërsia shqiptare, mbetet e pastër si uji i burimit. Studiuesit dhe shkrimtarët shqiptarë, kanë punuar dhe punojnë devotshmërisht, për të rruajtur të pastër në shekuj identitetin e shqiptarit. Dhe kjo është një fitore që nuk vjen aq lehtë.

-Cilët prej albnologëve dhe studiuesve shqiptarë vlerësoni më tepër?

Gjermani Han, i cili ka shkruar tre vëllime me titull”Studime shqiptare”. Kostandin Kristoforidhi, Thimi Mitko, Vëllezërit Frashëri, Anton Belushi, Jeroniom De Rada, Dritëro Agolli, Myzafer Xhaxhiu, Fatos Merorapaj e të tjerë. Kurrësesi nuk dua të hyj në fushën politike. Përherë kam besuar në udhëheqjen e intelektualëve. Ndjek shpesh luftën në arenën ndërkombëtare të shkrimtarit të madh Ismail Kadare, ky ambasador i madh i shqiptarëve.

-Jeni ndër të parët që keni krijuar shoqatën arvanitase “Marko Boçari” ndërkohë një muaj më parë falë obligimit, përkushtimit tuaj,u krijua shoqata kulturore “Arbëria”. Cili është aktiviteti i këtyre dy shoqatave?

Edhe pse këto dy shoqata njihen si të veçanta, për rëndësinë që ato mbartin, mund të them se ndihen të shkrira në një të vetme. U kam dhënë jo pak rëndësi këtyre dy shoqatave, pasi në to janë vetëm shqiptarë. Ato punojnë që populli të gjej një rrugë, rrugën e organizimit. Nëse do të gjejmë këtë rrugë, shqipëria do të madhërohet dhe shqiptarët do të bëhen më të mëdhenj. Padyshim kjo do të arrihet në rradhe të parë, duke bashkuar vetë këto shoqata, duke shtuar bashkëpunimin me shoqata të tjera shqiptare. Përtej bashkëpunimit me shoqata dhe në shqipëri, deri tani kemi vendosur kontakte e bashkëpunime me shoqata në Sicili, Amerikë, Kalabri , Kanada etj.

-Jeni ndër intelektualët shqiptarë jashtë shqipërisë, që jeni përkushtuar kauzës suaj në mbrojtje e të drejtave të shqiptarëve në greqi dhe idealeve të popullit Kosovar në vitet 1999. Duke qenë i pranishëm në disa tv.greke,e keni menduar ndonjëherë se do të përballeshit me shantazhe e kërcënime nga drejtues të këtyre televizioneve dhe atyre që ishin pjesë e politikës në qeverinë greke?

Eshtë e vërtetë që kam qenë i pranishëm në disa studio televizioni këtu në Athinë. Duke luftuar për të drejtat e shqiptarëve, u hap një betejë midis meje dhe personave në politikën greke që mbështetnin kriminelët. Arritën të më ngrinin kurthe dhe gjatë bisedave në studio më ndërpritej e drejta e fjalës, sikur ndodhesha në strofullën e ujqërve. Përkushtimit të kësaj kauze u bashkuan mjaftë miq e bashkëpunëtorë të mi të nderuar, J.Mihaj, Theodhoraqis, R. Sumeritis etj. Ne mbronim idealet tona duke u përballur me shovinistët grekë. U hap një betejë e vërtetë të cilën ne jo vetëm duhej ta forconim, por madje ta fitonim . Natyrisht kundërshtarët tanë, duke parë përmasat që po shtoheshin nga demostratat e zhvilluara, la të kuptohej që ata po përgatiteshin për të na sfiduar . E dija, rreziqet e mëdha që po shtoheshin, tregonte synimin e tyre ndaj meje, deri në eleminimin tim fizik.

Cilët janë synimet tuaja për të nesërmen?

Megjithëse aktualisht jam tepër i zënë me punë, jam duke u përgatitur , për të çuar për botim disa libra të rinj si “Mitologjia greke”,e cila nuk i përket vetëm popullit grek, por gjithë ballkanit. Po kështu ndodhem në përfundim e sipër të librave si “Biografi e Marko Boçarit”, “Fjalor i gjuhës arvanitase”, ku njëherësh vazhdoj rregullisht botimin e revistës “Arvanos”, e cila është mirëpritur nga lexuesi mbarëshqiptar.

-Nëse do të kishit një mesazh për shqiptarët emigrantë këtu në greqi ,cili do të ishte ai?

I përshëndes të gjithë shqiptarët dhe u uroj të bashkohen dorë më dorë, për të përballuar me qetësi problemet që hasin në greqi. Uroj që me vepra të bindin grekët, se figura e shqiptarit, që me luftë e punë ka ditur të tregoj vlerat e tij të vërteta, të dalë fitimtar. U uroj fat e mbarësi.

*** Padyshim të flasësh për jetën e këtij njeriu që mbart ideale e fakte historike në rrugëtimin e popullsiseë arvanitase, madje dhe të shqiptarëve, zotër në shekuj të trevave të tyre në tokën greke, duhen faqe të tëra të shkruara në realitetin historik të kohës. Ja pra për këto dhe fakte të tjera, luftoi gjatë jetës së tij Aristidh Kolja. Ai sakrifikoi gjithçka për kauzën për të cilën besonte, madje duke i qëndruar përjetë besnik asaj, duke mos kurrsyer as jetën e tij. Gjithmonë jetonte nën terrorin e kontrolleve të shtëpisë së tij nga policia greke, në vazhdimin e kërcënimeve ndaj jetës së tij, deri sa arritën ta helmonin. Ai sërish e sërish vazhdoi, nuk u mposht. Por… Pas tre muajve, Aristir Koljës i pushon së rrahuri zemra. Ai ndërron jetë në 11 Tetor të vitit 2000, duke lënë pas bashkëshorten Nansi, vajzën Polikseni, djalin Pano,si dhe krijimë të pa përfunduara për një tjetër libër të ri.

Më mirë vonë se kurrë…

Nisma e marrë shtatë vjet më parë, nga Grupi “Miqtë e Aristir Kolës”, përkrahur nga disa organizata shqiptare në Shqipëri dhe Greqi, si dhe intelektualë të ndryshëm, për të nderuar figurën e Aristir koljës, me çmimin e madh “Nder i Kombit”, pas një kalvari, më së fundi realizohet në muajin Korrik të këtij viti nga presidenti i republikës Ilir Meta, duke i akorduar titullin e lartë “Nder i Kombit” (Pas vdekjes). Për kontributin e tij të vyer, për çështjen shqiptare, Aristir Kolja, është dekoruar më parë nga ish presidentët Sali Berisha dhe Rexhep Mejdani si dhe nga ish kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi.

Kontribute

Aristidhi bashkëpunoi me të gjitha rrethet e diasporës shqiptare në Botë. Ai mbante lidhje dhe bashkëpunoi me arbëreshët e Italisë, me shqiptarët e Amerikës, me intelektualë të Kosovës, të Turqisë dhe atyre të Shqipërisë. Ai ishte lidhur edhe me arbëreshët e Korsikës. A. Kola u bë i njohur në Greqi sidomos për përkrahjen morale që i dha luftës së UÇK-së duke u shfaqur në disa emisione televizive. Kjo shkaktoi reagimin e disa grupeve proserbe, me të cilat u ndesh në rrugë gjyqësore. I qeshur dhe i dashur, Aristidhi  ishte mik i të gjithë emigrantëve shqiptarë në Greqi. Në zyrat e shoqatës arvanitase “Marko Boçari”, organizoheshin aktivitete politiko-kulturore për Shqipërinë, si dhe për personalitete të rëndësishme arvanitase të Greqisë. Aristidh Kola ka bërë një punë këmbëngulëse për afirmimin e identitetit arvanitas në Greqi. Ai nisi hartimin e fjalorit arvanitas, vepër të cilën nuk arriti ta përfundonte. A. Kola vdiq në vitin 2000 pas një sëmundjeje të rëndë (leucemi në gjak).

Veprimtaria

  • Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve, 1983.
  • Gjuha e Perëndive, 1989.
  • Deklarata e Bashkimit Arvanitas. Fjalori Korrigjues i Fjalëve arvanite
  • Fjalori Korrigjues i Fjalëve arvanite
  • Fjalori Krahasues i Gjuhës Shqipe
  • Greqia në Kurthin e Serbëve të Milosheviçit
  • Kënga e Mercenarëve, prejardhja e grekëve
  • Mithi dhe e Vërteta
  • Varrimi i Tretë i Marko Boçarit