FMN: Amnistia fiskale “bileta” e krimit për “daljen nga burgu” dhe shmangien nga taksat

Pas BE edhe FMN-ja i jep një goditje të fortë qeverisë për amnistinë fiskale, e cila është një marrëzi, pasi nuk kemi të bejmë thjesht me nje amnisti, por me legalizim për lavatriçen e parave të pista. Projektligji që konsiderohet si “asi nën mëngë për fushatën”, do të dëmtojë moralin tatimor. Ai mund të përdoret si një kartë “dalje nga burgu” edhe për oligarkët e mëdhenj të taksave, të cilët përveç taksave, interesave dhe gjobave do përfitojnë edhe imunitetin efektiv nga ndjekja penale për sa i përket burimit të fondeve që do të amnistohen.

FMN, Fondi Monetar Ndërkombëtar i dha një shuplakë të fortë përpjekjeve të kryeministrit Edi Rama për të ecur përpara me amnistinë fiskale, gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Tiranë me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko. “Ne ritheksojmë shqetësimet tona për ligjin e propozuar të amnistisë fiskale, duke pasur parasysh rreziqet e pastrimit të parave dhe qeverisjes, si dhe ndikimin negativ në përmbushjen tatimore”, -ishte deklarata e shefes së Misionit të FMN për Shqipërinë, znj. Yan Sun.

NOA

Në një kohë që kryeministri Edi Rama ka dalë me ”shpatë” në dorë për të sulmuar BE dhe SHBA për qëndrimin e tyre ndaj nismës që do t’i hapte rrugën legalizimit të parave të pista në ekonominë shqiptare, Sun ia tha në sy Ibrahimajt se Amnistia dëmton rëndë moralin tatimor në vend.

Vetëm pak javë më parë edhe Komisioni Europian bëri një deklaratë shqetësuese, duke nënvizuar se aministia do të shërbejë për pastrimin e parave.

Por për kryeministrin shqiptar, ata ndërkombëtarët që e kritikojnë, nuk e kuptojnë. “Ata kanë punët në rregull”, do të thoshte ai pas kritikave të BE, të cilave iu kundërvu me pyetësorin e dyshimtë kombëtar.“Amnistinë e kërkojnë 60 % e shqiptarëve. Ju qani hallin sa do mërzitet BE-ja apo sa do mërzitet Amerika? Çfarë halli qani? Këta i kanë punët në rregull”, deklaronte Rama.Edhe pse të gjitha organizmat ndërkombëtarë janë kundër Amnistisë, Edi Rama nuk tërhiqet.

FMN sqaron se e ka shqyrtuar draftin dhe thekson se ky ligj dëmton moralin tatimor duke u kthyer në një kartë për dalje nga burgu për evazorët më të mëdhenj, pasi përfshihet falja e taksave, gjobave dhe dhënia e imunitetit për ta.

Amnistia ‘asi nën mengë’ për fushatën

Kundërshtarët e tij thonë se arsyet janë disa. Ekonomia është në krizë, arka e shtetit e boshatisur nga pagesat për PPP-të e kripura, paratë e korrupsionit galopant duhen pastruar.Dikush e akuzon se i nevojiten edhe paratë e drogës së grupeve kriminale brenda e jashtë vendit, veçanërisht përpara fushatës elektorale. Këto akuza përkojnë me periudhat parazgjedhore të kanabizimit të Shqipërisë, ku sipas opozitës, paratë e kanabisit janë përdorur për të blerë votat.

Edhe pse disa raporte ndërkombëtarëe tregojnë se paratë e drogës po pastrohen lehtësisht në sektorin e ndërtimit, kryesisht në Tiranë, të dhëna jozyrtare flasin për sasi të mëdha të parave që qarkullojnë jashtë sektorit bankar.

“Qarkullojnë 2 miliardë dollarë para të pista. Me to mund të blihen deputetë në zgjedhje”, deklaronte ambasadori i OSBE para fushatës së zgjedhjeve 2017. Kjo shifër dyshohet se është dyfishuar, e ndarë mes parave të drogës, të korrupsionit dhe të evazionit fiskal të disa kompanive të mëdha, përfituese të PPP-ve dhe tenderave publikë.

FMN, BE, SHBA dhe organizma të tjerë duan që qeveria ta luftojë pastrimin e këtyre parave e të çojë para ligjit evazorët, trafikantët dhe të korruptuarit. Ndërsa Edi Rama synon t’i amnistojë këto grupime, duke u ofruar një mbrojtje ligjore pefekte.

Ai thotë se ka pyetur shqiptarët, por pyetja që do të duhet t’u bëjë qytetarëve dhe ndërkombëtarëve duhet të ishte “a duhet t’i falim ata që na vjedhin, ata që shesin drogë dhe u ikin taksave”?

Ndërkombëtarët janë të shqetësuar se pastrimi i parave të drogës dhe korrupsionit i nxit edhe më shumë këto aktivitete. Nëse një grup i narkotrafikut arrin që t’i pastrojë paratë, ai do të ketë më shumë mundësi të rekrutojë anëtarë të tjerë, kryesisht të rinj. Nëse një biznesmen, apo një pushtetar nëpërmjet biznesmenëve, arrin të pastrojë paratë e korrupsionit dhe evazionit fiskal, ai do ta zgjerojë këtë aktivitet dhe po ashtu do të konkurrojë padrejtësisht me biznesmenët e ndershëm.

Sigurisht që Edi Rama i di rreziqet. Këmbëngulja e tij për të mos u tërhequr shton dyshimet se qëllimet e tij janë pikërisht ato për të cilat shqetësohen FMN, SHBA e BE: një interes i drejpërdrejtë në pastrimin e parave, që nuk ka të bëjë aspak me justifikimin e tij se “po legalizon paratë e emigrantëve, që u është deshur të flenë edhe në pemë për të fituar sa më shumë në të zezë.

Vetëm pak javë më parë edhe Komisioni Europian bëri një deklaratë shqetësuese, duke nënvizuar se aministia do të shërbejë për pastrimin e parave.

FMN rendit arsyet kundër amnistisë

Dy orë pas përfundimit të konferencës për shtyp, misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar u kujdes që mesazhi kryesor i konferencës, ai se FMN është kundër draftit që socialistët pritet të miratojnë në parlament, të përcillej siç duhet.

  • Ne shqyrtuam ligjin e propozuar për amnistinë fiskale të nxjerrë për konsultim publik në qershor.
  • Projektligji ka të ngjarë të dëmtojë moralin tatimor. Amnistia fiskale mund të konsiderohet si një kartë “dalje nga burgu” për shmangësit e mëdhenj të taksave, sepse përfshin një falje të konsiderueshme të taksave, përveç heqjes së plotë të interesit dhe gjobave dhe dhënies së imunitetit efektiv nga ndjekja penale dhe inspektim i mëtejshëm nga forcat e zbatimit të ligjit për sa i përket burimit të fondeve që do të amnistohen. Qeveria duhet të ndryshojë amnistinë fiskale me një program deklarimi vullnetar (PDV), i cili nuk i përjashton nga të gjitha detyrimet tatimore.
  • Një PDV duhet të zbatohet vetëm kur plotësohen disa kushte. (i) Një administratë tatimore moderne, kompetente dhe e mirëinformuar dhe me mjetet e duhura të kontrollit dhe zbatimit të ligjit, dhe kjo aftësi i është demonstruar publikut për të siguruar që ka një rrezik të besueshem zbulimi. Kjo duhet të ekzistojë për të krijuar besimin se shmangësit e taksave që nuk deklarojnë do të ndiqen dhe ndëshkohen dhe se nuk do të ketë një PDV të mëtejshme; (ii) një kornizë efektive per luften kunder pastrimit te parave dhe luften kunder financimit te terrorizmit LPP/LFT që është në gjendje të zbusë rreziqet e PDV.
  • Në shumë vende në zhvillim dhe me të ardhura të ulta, parakushtet për një PDV të suksesshme nuk përmbushen. Në rastin e Shqipërisë, ndërsa Drejtoria e Pergjithshme e Tatimve ka bërë progres, kapaciteti i saj i auditimit dhe hetimit mbetet ende i dobët, performanca e saj në mbledhjen e të ardhurave është e ulët, ndërsa shumë vlerësime nga auditimet mbeten të pambledhura, ka akses të pamjaftueshëm automatik në të dhënat e palëve të treta, veçanërisht informacionin e llogarive financiare. Shqipëria ende ka mangësi strategjike për LPP/LFT.

Ekonomia është në krizë, arka e shtetit e boshatisur nga pagesat për PPP-të e kripura, paratë e korrupsionit galopant duhen pastruar.Dikush e akuzon se i nevojiten edhe paratë e drogës së grupeve kriminale brenda e jashtë vendit, veçanërisht përpara fushatës elektorale, ku sipas opozitës, paratë e kanabisit janë përdorur për të blerë votat.

Ministria e Financave të rrisë kontrollin me koncesionet PPP, të zbatohet strategjia fiskale

Duhen reforma për të harmonizuar proceset e investimeve publike dhe Partneriteteve Publike Private (PPP), dhe integrimin e tyre të plotë në ciklin normal të buxhetit. Yan Sun, shefja e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar deklaroi se qeveria shqiptare e ka të vështirë të mbështesë kategoritë në nevojë për shkak të borxhit të lartë publik. Mbështetja  buxhetore duhet të jetë e përkohshme dhe e shënjestruar tek shtresat në nevojë.