Minatori humbi jetën në Bulqizë, arrestohet brigadieri dhe drejtuesi teknik

217
Sigal

Shtetasi K.L., 52 vjeç humbi jetën ditën e djeshme gjatë një aksidenti në vendin e punës.

Ngjarja ndodhi në minierën e Bulqizës.

Ditën e sotme policia bën me dije se ka arrestuar F. H.,50 vjeç dhe B. T., 44 vjeç me detyrë drejtues teknik i minierës dhe brigadier.

“Arrestimi i tyre u bë pasi, nuk kanë marrë masa për zbatimin e sigurisë e të mbrojtjes së jetës e të shëndetit të punonjësve, si dhe nuk kanë ushtruar kontrolle për të siguruar  vendin e punës, ku si pasojë në galerinë nr.16, u aksidentua me pasojë vdekjen shtetasi K. L., 52 vjeç, që mbante detyrën e zjarrmëtarit”, bën me dije policia.

Materialet procedurale i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.