U arrestua 2 ditë më parë në Itali, kush është 42 vjeçari që trafikoi 120 milionë euro kokainë(EMRI)

399
Sigal

Rreth dy ditë më parë, autoritetet italiane arrestuan një 42 vjeçar shqiptar, që akuzohej për trafikimin e rreth një ton e 200 kg kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës.

Nga raportimet e mediave greke thuhet se burri është Alfred Arapi, nga Mirdita, i cili kishte një rol të rëndësishëm në vendimet dhe veprimet e organizatës së trafikut. Policia gjithashtu raportohet se e dinte që 42-vjeçari kishte para për të organizuar udhëtimin dhe për të transportuar drogën.

42 vjeçari i cili nuk kishte rënë kurrë në duart e autoriteteve greke, ishte me dy persona të tjerë në BMË të zezë kur u vu re nga policia italiane në Pordentone, në veri të shtetit fqinj.

Sipas autoriteteve italiane, ai jetonte për një kohë të gjatë në zonë dhe mbante një biznes tregtie hekuri.

Pas kontrollit të të dhënave në sistem dhe krahasimit të gjurmëve të gishtërinjve, rezultonte se shqiptari ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet greke, i lëshuar në fillim të muajit shkurt të këtij viti. Pas arrestimit të tij, autoritetet greke u informuan dhe procedurat për ekstradimin e tij në Greqi tashmë kanë filluar.

“Zougla” shkruan se në Greqi, ai ishte person i panjohur për autoritetet e zbatimit të ligjit, madje edhe në nivelin e inteligjencës.

Vlera e drogës së kapur do t’u kishte sjellë përfitime rreth 120 milion euro organizatës.

Operacioni i madh në Greqi u zhvillua janarin e kaluar ku u arrestuan tetë të huajë, shqiptarë dhe arabë, ndërsa 1.200 kg kokainë dhe armë u kapën dhe u sekuestruan në Astakos. Të mërkurën u arrestua edhe një burrë grek banues Kallithea si pjesë e rrjetit ndërkombëtar të drogës.